GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Van der Bellen në RMV/ Në fokus, ndryshimet kushtetuese

18:58 - 29/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Van der Bellen në RMV/ Në fokus, ndryshimet kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen sot qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të ketë takime me krerët e shtetit si dhe pritet të ketë fjalim në Kuvend. Ajo çfarë ai theksoi nga kryeqyteti i vendit është ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nuk duhet të dramatizohen, transmeton Portalb.mk.

 

Takimi Van der Bellen – Pendarovski

Presidenti austriak u prit nga presidenti i vendit në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Dy presidentët zhvilluan takim sy më sy, i cili u pasua nga takimi plenar i dy delegacioneve.

Temat e bisedës ishin marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, mundësitë për thellimin e tyre me theks në bashkëpunimin ekonomik, ecuria e integrimit evropian të RMV-së si dhe çështjet e hapura të Ballkanit Perëndimor dhe situata në rajonin më të gjerë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, presidenti austriak theksoi se se do të mbajë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pikërisht në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Siç tha ai mbrojtja e pakicave në Maqedoninë e Veriut tashmë është diçka që nënkuptohet dhe se ky hap tjetër nuk duhet të dramatizohet.

“Frustrimi për kohëzgjatjen e procesit është i kuptueshëm, por ju lutemi mos e humbisni qëllimin. Kroacia ka treguar se pritja është e mundur kur të gjitha forcat e rëndësishme politike po tërhiqen në të njëjtin drejtim. Le të punojmë së bashku për pranimin e hershëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Unë mund t’ju garantoj se Austria do të jetë në dispozicionin tuaj si një partner i besueshëm në të ardhmen”, tha Van der Bellen.

Presidenti Pendarovski theksoi se Austria është historikisht e pranishme në vendin tonë dhe në rajon, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht dhe se është një nga vendet e para evropiane që ndjen efektet e proceseve pozitive, por edhe të tendencave negative në Ballkan.

“Biseduam edhe për situatën aktuale politike dhe çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor. Austria, si një mike e dëshmuar e rajonit, ka një rol të rëndësishëm në shtyrjen e politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kuadër kjo vizitë e presidentit austriak tregon edhe urgjencën e dosjes evropiane të RMV-së”, tha Pendarovski.

 

Takimi Van der Bellen – Xhaferi

Presidenti austriak në kuadër të vizitave zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ai sot zhvilloi takim edhe me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

“E përsëriti mbështetjen e mëtejme të fuqishme të Austrisë në rrugën eurointegruese të vendeve të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi se Austria ka qëndrim të fortë për vendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, që është merituar moti. Pikërisht për këtë, Austria konsideron dhe u sugjeron partnerëve të vet në BE se nuk guxon të lejohet që sfida të caktuara aktuale të sigurisë të marrin prioritetin e zgjerimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shteteve tjera – aspiruese nga ky rajon”, deklarojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në lidhje me qëndrimin e presidentit austriak Aleksander van der Bellen.

 

Takimi Van der Bellen – Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pritur presidentin austriak sot gjatë vizitës së tij dyditore në Shkup. Ai theksoi rëndësinë e Austrisë si një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në vend, duke theksuar se ka potencial për ngritjen e nivelit të tregtisë.

“Së bashku u konstatua roli i Maqedonisë së Veriut si faktor stabilizimi në rajon dhe si partner i besueshëm i NATO-s dhe BE-së, që është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të vendit”, raportoi Qeveria.

Presidenti austriak gjatë ditës pritet të ketë edhe takime të tjera, si ai me kryetarin e Kuvendit dhe Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, si dhe të mbajë fjalim në Kuvend.

Përndryshe, marrëdhëniet diplomatike midis Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut u vendosën më 23 dhjetor 1994. Që i bie se vitin e ardhshëm dy vendet shënojnë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Etiketa: AustriaDimitar KovaçevskipendarovskiRMVTalat XhaferiVan der bellen

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Para
E fundit/ Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se…

Ishte denoncuar i zhdukur, gjendet i vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com