GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Raportet ndërkombëtare flasin qartë, korrupsioni mbetet shkaku i varfërisë së shqiptarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit për korrupsionin, duke theksuar se realiteti ekonomik dhe institucional në vend dëshmon të kundërtën e propagandës qeveritare.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku argumenton se korrupsioni në Shqipëri nuk është më një fenomen i izoluar, por një sistem i konsoliduar që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në varfërimin e tyre.

Deputetja i referohet edhe të dhënave ndërkombëtare, duke theksuar se Shqipëria ka shënuar rënie në indeksin e perceptimit të korrupsionit, ndërsa mbetet ndjeshëm poshtë mesatares së Bashkimit Europian. Po ashtu, ajo nënvizon se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve pranojnë se kanë paguar ryshfet për të marrë shërbime publike.

Duke iu referuar raporteve të Bashkimit Europian dhe organizatave ndërkombëtare, Tabaku thekson se prokurimet publike dhe PPP-të mbeten ndër burimet kryesore të riskut për korrupsionin në vend, ndërsa reformat në administratë dhe financa publike konsiderohen të pamjaftueshme.

Në përfundim, deputetja e PD-së nënvizon se korrupsioni nuk është më çështje perceptimi, por një problem strukturor që kërkon ndryshim të thellë të mënyrës së funksionimit të shtetit dhe të politikave publike.

Reagimi i plotë:

Korrupsioni shkaku varfërisë në shtëpitë shqiptare

Prej më shumë se 12 vitesh, Shqipëria është kthyer në burimin e një korrupsioni që nuk është më i vogël dhe as i fshehur në tavolinat e institucioneve. Sot korrupsioni nuk është më fenomen sporadik, por është sistem. Një sistem i ndërtuar, miratuar dhe ushqyer në zyrat e qeverisë socialiste dhe i vulosur nga një Kuvend që i bindet nevojave të saj.

Një sistem që kontrollon të gjithë tenderat publikë, të cilët në fund përfundojnë tek një pakicë. Në formë dhe në dukje mund të paraqiten si tendera të hapur, por në thelb janë tendera të paracaktuar, që i shkojnë një grupi të ngushtë, të lidhur drejtpërdrejt me interesat e qeverisë dhe, mbi të gjitha, me projeksionet e saj elektorale.

Shifrat nuk të lënë të gënjesh dhe nuk lënë vend për interpretim. Shqipëria renditet me vetëm 39 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, plot 25 pikë larg mesatares së Bashkimit Europian. Vetëm brenda një viti, vendi ka pësuar një rënie prej 3 pikësh — rënia më e madhe në dekadë. Ndërkohë, 1 në 4 qytetarë pranon se ka paguar ryshfet për të marrë një shërbim publik.

Edhe më shqetësuese është panorama institucionale. Vetëm 19% e rekomandimeve të GRECO janë zbatuar, çka tregon mungesë të theksuar vullneti për reforma reale. Prokurimet publike vazhdojnë të konsiderohen me risk të lartë korrupsioni nga Departamenti Amerikan i Shtetit, vit pas viti. Në të njëjtën kohë, një grusht kompanish përfitojnë mbi 30% të tenderave publikë, duke mbyllur tregun dhe duke eliminuar konkurrencën.

Kuvendi i Shqipërisë sapo ka miratuar ligjin e 18-të me porosi, duke u kthyer në një noter që vulos një sistem që u merr shqiptarëve të ardhurat dhe i varfëron ata. Vendimet e këshillave bashkiake dhe ligjet shkruhen në zyrat e biznesit, dhe kjo është kapja e shtetit: kur interesat financiare përdorin politikën dhe parlamentin.

Por përtej shifrave, realiteti i këtij sistemi reflektohet në çdo raport ndërkombëtar për Shqipërinë. Raportet e Bashkimit Europian evidentojnë se prokurimet publike dhe PPP-të mbeten burimi kryesor i korrupsionit. Transparency International flet për ligje “me porosi” dhe për një kapje të shtetit nga interesa private. OECD dhe SIGMA theksojnë se reformat në administratë dhe në financat publike janë të ngadalta dhe të pamjaftueshme. Ndërsa indikatorë të tjerë ndërkombëtarë tregojnë se, pavarësisht disa përmirësimeve teknike, korrupsioni në nivelet e larta dhe në menaxhimin e burimeve publike mbetet problematik.

Pra, problemi nuk është më perceptim. Është strukturë. Është mënyra si funksionon shteti.

Në këtë realitet, ajo që qeveria përpiqet të bëjë sot është të maskojë arritjet e SPAK. Një institucion që në fakt po heton një pjesë të konsiderueshme të kontratave publike dhe PPP-ve, paraqitet si sukses i qeverisë. Por e vërteta është ndryshe: ndërkohë që SPAK merret me pasojat, qeveria vazhdon të prodhojë shkakun dhe e sulmon sa herë që hetimet afrohen me pushtetin.

Etiketa: korrupsionKryesore1Tabaku

Lajme të lidhura

“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës
Aktualitet

“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës

21:03 - 03/05/26
Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut
Aktualitet

Makina shpërthen në flakë pranë rrethrrotullimit të TEG-ut

19:47 - 03/05/26
Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë
Aktualitet

Trafik i rënduar në Elbasan, kthimi nga juglindja paralizon qarkullimin në fundjavë

19:36 - 03/05/26
Para
Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë

Vjedhje e hapur me fondet publike, pas një viti shembet rruga në Shkozë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori
Breaking Views

Interi shpallet kampion i Italisë për herën e 21-të në histori

23:29 - 03/05/26

118 vite histori për 21 tituj kampion në Serie A. Tri pikët e sotme kundër Parmës i dhanë Interit trofeun...

Lexo më shumë
Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë

Myzeqeja mbetet “pa futboll”, Apollonia dhe Lushnja bien në nivelin e tretë

22:44 - 03/05/26
Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero

Ipswich ngjitet në Premier League, Anis Mehmetin e mbajnë në krahë si hero

22:28 - 03/05/26
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjen rrugën e rrjetës pas… 6 muajsh

21:12 - 03/05/26
“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës

“Me vrisni, nuk meritoj të jetoj”/ Fjalët pas arrestimit të shoferit që aksidentoi për vdekje dy fëmijët në Durrës

21:03 - 03/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com