GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Varfëria e mësimit” në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e Europës e Azisë Qendrore, 14% nuk arrinin nivelin minimal të aftësisë në fund të shkollës fillore

11:11 - 30/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Varfëria e mësimit” në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e Europës e Azisë Qendrore, 14% nuk arrinin nivelin minimal të aftësisë në fund të shkollës fillore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria vuan nga varfëria në mësim, ashtu si shumë vende të tjera, por në raport me rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, treguesi është 5.4% më i lartë.

Një përmbledhje e shkurtër e Bankës Botërore dhe Institutit të Statistikave e UNESCO, e publikuar në korrik, tregon se problematika e varfërisë në mësim mbetet e dukshme.

Sipas këtij dokumenti, kur flasim për varfëri në mësim në Shqipëri, kemi parasysh se 17% e fëmijëve në moshën e vonë të fillores sot nuk janë të aftë të lexojnë përshtatur kjo për fëmijët jashtë shkolle.

“Privimi i të mësuarit: Vlerësimet në shkallë të gjerë të të mësuarit të studentëve në Shqipëri tregojnë se 14% nuk arrinin nivelin minimal të aftësisë në fund të shkollës fillore, sipas të dhënave nga klasa e katërt në vitin 2019. Privimi nga shkollimi: Në Shqipëri, 3% e fëmijëve të moshës shkollore fillore nuk janë të regjistruar në shkollë. Këta fëmijë përjashtohen nga mësimi në shkollë” vlerëson përmbledhja.

Dokumenti sjell në vëmendje se si në shumicën e vendeve, varfëria në mësim është më e lartë për djemtë sesa për vajzat në Shqipëri.

“Ky rezultat vjen si efekt i kombinimit të dy faktorëve. Së pari, pjesa e fëmijëve jashtë shkollës është më e ulët për djemtë (2.4%) sesa për vajzat (3.5%). Së dyti, djemtë kanë më pak gjasa të arrijnë aftësinë minimale në fund të shkollës fillore (15.3%) sesa vajzat (13.2%) në Shqipëri. Shpenzimet e arsimit fillor për fëmijë të moshës së arsimit fillor në Shqipëri janë 4,772 USD (PPP), që është 43.1% më poshtë mesatarja për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore” thuhet në raport.

Çfarë është varfëria në mësim

Varfëri në mësim do të thotë të jesh i paaftë për të lexuar dhe për të kuptuar një tekst të shkurtër, i përshtatshëm për moshën 10 vjeç. Të gjitha aftësitë themelore janë të rëndësishme, por fokusi sipas përmbledhjes së Bankës Botërore është tek leximi sepse: (i) aftësia për të lexuar është një masë e kuptueshme e të mësuarit; (ii) leximi është porta e një studenti për të mësuar në çdo fushë tjetër (iii) aftësia për të lexuar mund të shërbejë si një përfaqësues për të mësuarit themelor në lëndë të tjera./MONITOR

Etiketa: #shkolla fillorearsimiAzia qendrore

Lajme të lidhura

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
“E bëra sepse…”/ E rëndë në Athinë, i riu shqiptar masakron me thikë gruan dhe dorëzohet në polici

"E bëra sepse…"/ E rëndë në Athinë, i riu shqiptar masakron me thikë gruan dhe dorëzohet në polici

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com