GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Varfëria në Kosovë/ Ndihma sociale që s’u mjafton as për këpucët e fëmijëve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Varfëria në Kosovë/ Ndihma sociale që s’u mjafton as për këpucët e fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Fëmijët më kërkojnë këpucë për dimër, sepse në shkollë shkojnë me këpucë të verës”, rrëfen Shpresa. Ajo është nënë e tre fëmijëve të mitur dhe për rritjen e tyre, bashkë me bashkëshortin, marrin asistencë sociale.

Ata thonë se nuk mund të punojnë. Shpresa vuan nga diabeti dhe tensioni i gjakut, ndërsa bashkëshorti nga disa lëndime që ka marrë më herët. Familja 5-anëtarëshe jeton në një lagje të Prishtinës. Shuma e ndihmës sociale që merr, është 152 euro në muaj – sipas Shpresës, e pamjaftueshme për nevojat e tyre.

“Tre fëmijët i kam pa këpucë. Po më luten: ‘mami, si ta marrësh socialin, na blej këpucë, sepse po na mërdhijnë këmbët. Kurrë nuk u kam blerë rroba. Në organizata bamirëse shkoj e i marr. Marr çka u nevojiten. Ndihma sociale shpenzohet për ushqim, barna, rrymë, ujë dhe mbeturina”, thotë Shpresa.

Emri Shpresë i është vënë nga redaksia e Radios Evropa e Lirë, sepse, siç thotë ajo, fëmijët e saj nuk duan të identifikohen si “rast social”.

Qeveria e Kosovës, për muajt nëntor dhe dhjetor, ka dyfishuar pagesën e rregullt për përfituesit e skemave sociale. Shpresa lutet që kjo shumë të vazhdojë.

“Na kanë shpëtuar me këto para shtesë. Nuk e di çfarë do të bëjmë kur t’i ndalin. Vetëm edhe këtë muaj [dhjetor] i kemi”, thotë Shpresa.

Gjatë vitit 2021, listës së përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë i janë shtuar mbi njëmijë familje. Numri i përgjithshëm i përfituesve ka arritur në mbi 25,500 familje me mbi 101,000 anëtarë. Në vitin 2020, përfituese ishin 24,500 familje me mbi 99,000 anëtarë.

Situatën besohet se e ka rënduar edhe pandemia e koronavirusit, e cila ka imponuar masa kufizuese dhe rritje çmimesh.

Shuma e rregullt që marrin familjet me asistencë sociale, është nga 60 deri në 180 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve të familjes.

Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj, ka paralajmëruar se situata e rënduar ekonomike rrezikon ta rrisë shkallën e varfërisë.

“Gjatë këtij viti, gjendja e krijuar me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi, ka ndikuar në përkeqësimin e statusit ekonomik, duke e thelluar edhe më tepër hendekun e pabarazisë sociale ndërmjet familjeve”, ka thënë Qelaj më 21 dhjetor, gjatë prezantimit të punës së institucionit të tij për vitin 2021.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë zgjidhje urgjente për kategoritë e shoqërisë, që varen nga skemat sociale.

“…sepse ato familje që marrin ndihma sociale, luftojnë për ekzistencë, për sigurimin e artikujve bazikë për jetë”, thotë Limani për Radion Evropa e Lirë.

Për të siguruar mbështetje për familjet në nevojë, ministri i Financave dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka nënshkruar më 26 tetor një marrëveshje me Bankën Botërore për kredi në vlerë prej 47 milionë eurosh.

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është shqyrtuar më 22 dhjetor projektligji për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Murati ka thënë se ndihmat sociale i kushtojnë buxhetit të Kosovës rreth 30 milionë euro në vit.

“Kjo [marrëveshja] i lejon Qeverisë së Kosovës që të krijojë mundësinë që në të ardhmen të zgjerohet baza e asistencës sociale, në raport edhe me nevojat e qytetarëve. Përveç mbështetjes për familjet në nevojë, ky projekt do të ndërtojë mekanizma që i ndihmojnë familjet të dalin nga varfëria, duke siguruar ndërlidhje me tregun e punës”, ka thënë Murati.

Limani e vlerëson si të arsyeshme marrjen e kredisë nga Banka Botërore, por thotë se në të ardhmen duhet të sigurohen vende pune për anëtarët e familjeve në nevojë.

Një zgjidhje e mundshme, sipas tij, janë bisedimet me sektorin privat për këtë çështje.

“Zgjidhje afatgjate mund të jetë punësimi i një anëtari të familjes me asistencë sociale. Të gjenden forma që bizneset që i pranojnë në punë këta anëtarë, të subvencionohen, për shembull me 1/3 e pagës [për ta], apo të lirohen nga tatimet, apo nga instrumentet e tjera fiskale”, thotë Limani.

Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Prej tyre, rreth 18 për qind jetojnë me më pak se 2 euro në ditë, ndërsa 5 për qind janë në kufi të varfërisë ekstreme, me më pak se 1.50 euro në ditë.

Në Kosovë, këtë vit, janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor. Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet./ REL

Etiketa: Kosovevarferia

Lajme të lidhura

Sot festohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Kosovë & Rajon

Homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nder të luftës së UÇK-së dhe familjes Jashari

09:23 - 28/11/26
“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.
Breaking Views

“Mos lini askënd pas”/ Presidentja e Kosovës thirrje BE-së për trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit.

23:30 - 27/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Para
Barça arrin marrëveshjen me City-n për Torres

Barça arrin marrëveshjen me City-n për Torres

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse
Aktualitet

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse

18:16 - 29/11/26

Policia ka vijuar ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve edhe në zonën pranë Katedrales Ortodokse, ku janë hedhur sasi të mëdha...

Lexo më shumë
“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

18:04 - 29/11/26
EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

17:51 - 29/11/26
Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

17:15 - 29/11/26
Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

16:59 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com