GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka premtuar se minimumi jetik do shoqërohet me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve. Gjatë fjalës së tij në takimin me Departamentin e Çështjeve Sociale, Berisha u shpreh se për Edi Ramën, nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri.

Sipas tij, në këtë kuadër, minimumi jetik i jep një përgjigje gjithashtu përjashtimit real të shqiptarëve nga shoqëria. Kryedemokrati theksoi se në Greqi rroga minimale është rritur 41 përqind nga viti 2022 deri në vitin 2026.

Në fjalën e tij, lideri i PD-së u shpreh se minimumi jetik është emergjenca më e madhe në këto 13 vite dhe se ajo duhet të jetë të paktën 200 euro.

“Nuk ka njerëz më të keqtrajtuar, më të shpërfillur se pensionistët shqiptarë, gjë të cilën nuk e meritojnë kurrë këtë. Edhe ata, të cilët jo vetëm që nuk u rriten pensionet, por edhe ata që mbaheshin dhe mbahen me ndihmën e familjarëve të tyre jashtë shtetit, edhe atyre 35% të parave ua mori droga sepse e zhvlerësoi euron.

Në Shqipëri është i vetmi vend në Europë, në të cilin euro ka pësuar një zhvlerësim dramatik prej 35%, ndërkohë që në çdo vend tjetër, euro ka shkuar duke u rritur lehtësisht. Por baronët e drogës, me eurot që fusin, edhe remitancat pothuaj i përgjysmuan si vlerë.

Vjedhja e fondeve të buxhetit është ligj themelor i këtij shteti.

Në rast se do të respektohej trendi i ndërmarrë në vitet 2005-2013, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ato duhet të ishin sot të paktën tre herë më të mëdha se sa ç’janë. Duhet të ishin tre herë më të mëdha se sa ç’janë!

Në vendet që kanë ndjekur këtë trend, ato janë tre dhe katër herë më të larta se sa ç’ishin në vitin 2013. Por kjo rritje në Shqipëri ka ndodhur vetëm me rrogat më të larta, kurse rrogat më të ulëta, në qoftë se proporcionohen me inflacionin, nuk janë as dyfishuar. Jo, shumë më pak se dyfishuar.

Pra, kjo është një situatë ku sirenat e urisë bien në të katër anët e vendit dhe këta qeveritarë kanë një përgjigje: në Shqipëri nuk vuan kush për bukë.

Po t’i dëgjosh, kjo është përgjigja e tyre për ata të cilët e ngrysin ditën me 2 euro apo ata të cilët e ngrysin ditën me më pak se 5 euro.

Në të vërtetë, ata janë në varfëri të thellë, kurse të tjerët janë thellësisht të kërcënuar nga varfëria.

Në këto rrethana, PD ka shpallur dhe qëndron për vendosjen e minimumit jetik. Minimumi jetik është përgjigjja më minimale, më e domosdoshme, më emergjente ndaj kësaj situate të krijuar këto 13 vite.

Vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij vendi jo më pak se 200 euro, pra një minimum jetik prej 200 eurosh, do mund të krijohet, të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot. Nuk ka asnjë pengesë për vendosjen e minimumit jetik. Dhe minimumi jetik nuk mund të jetë përgjigjja e vetme ndaj kësaj situate”, tha Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1minimumi jetikSali Berisha

Lajme të lidhura

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar
Aktualitet

Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

12:47 - 22/06/26
Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive
Aktualitet

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

12:36 - 22/06/26
Para
Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

Goditje në renditje: Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ështëi pashpresë. Gjatë një konference...

Lexo më shumë
Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

12:47 - 22/06/26
Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

Protestuesit akuzojnë policinë për ‘taktika intimidimi’ me procedimet masive

12:36 - 22/06/26
Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

Brunilda premtoi çadra me 700 lekë në Vlorë, pushuesit ankohen se po paguajnë shumëfishin

12:28 - 22/06/26
“Je maskara dhe hajdut!” Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet për 30 ditë nga Kuvendi

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti për 30 ditë

12:13 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet