GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Varka e eksportuesve po fut ujë nga të gjitha anët

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Varka e eksportuesve po fut ujë nga të gjitha anët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prodhimi dhe eksporti janë baza më e qëndrueshme për zhvillimin e një vendi, sado i vogël të jetë në sipërfaqe dhe popullsi. Përvojat kanë treguar se të gjitha vendet me mirëqenie të lartë kanë pasur në themel të zhvillimit prodhimin dhe eksportet.

Gjermania e krijoi pasurinë e saj në bazë të një modeli që nxiti prodhimin në shërbime për industritë e zhvilluara në prodhimin e teknologjisë së lartë, makinave, pajisjeve mjekësore, produkteve kimike, energjisë alternative dhe produkteve të tjera të avancuara.

Vende të tjera shfrytëzojnë burimet natyrore, si klimën dhe kapitalin njerëzor për të prodhuar dhe për të shitur jashtë vendit mallra dhe shërbime dhe për t’u pasuruar nëpërmjet tyre.

Estonia, një vend në Polin e Veriut, ku gjysma e vitit është natë, me popullsi vetëm 1.3 milionë banorë, kishte 16 miliardë euro eksporte në vitin 2021, gati katër herë më shumë se Shqipëria, pasi po zbaton një model të bazuar në zhvillimin e eksportit të produkteve teknologjike që lidhen me shërbimet dixhitale që kanë vlerë të lartë.

Eksportet “Made in Albania” po formësoheshin me përpjekje për të kaluar në një shkallë më të lartë të zinxhirit të vlerës (industria automative), pas dy dekadash anemike që kur Shqipëria shpalli ‘terapinë e shokut’ në vitin 1991, ku fabrikave ju vu dryni.

Por kohët e fundit, prodhimi vendas po merr një goditje të paprecedentë nga forcimi i monedhës vendase, që tashmë është bërë i papërballueshëm.

Nga ballafaqimi i të dhënave zyrtare shihet se në tremujorin e parë të vitit 2023, të ardhurat e eksportuesve shënuan rënie me 60,7 milionë euro nga zhvillimet në kursin e këmbimit.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, kursi mesatar i Euros ishte 115 lekë, me një ulje 7 lekë në krahasim me kursin mesatar të së njëjtës periudhë të një viti më parë (5.7% më pak,) sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, vlera e eksporteve arriti në 1 miliard euro në janar-mars 2023, por nëse Euro do të kishte vlerën e 122 lekëve sa ishte në tremujorin e parë 2022, fitimet do të ishin së paku 60 milionë euro më të larta.

Vitin e kaluar, humbjet e eksportuesve nga kursi ishin rreth 225 milionë euro. Monedha europiane nisi rënien e qëndrueshme që në vitin 2016, kur po këmbehej me 140 lekë.

Por këtë vit, rënia po ndodh shumë shpejt. Nga 115 lekë që këmbehej 1 euro në fillim të vitit, më 12 prill u këmbye me 110.8 lekë.

Ritmi i rënies është i fortë dhe vendi është ende para sezonit turistik, kur pritet të ketë rënie më të madhe, pasi flukset valutore do të rriten më shumë nga sezoni turistik.

Nëse Euro zhvlerësohet me këto ritme, me shumë gjasa, eksportet do të reduktohen si në sasi edhe në vlerë dhe kjo do të jetë shumë e dukshme në fund të vitit aktual, thotë Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë.

Ai kërkon nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë të analizojnë me seriozitet arsyet që po çojnë në rënien e shpejtë të Euros dhe të vihen mekanizma kontrolli që situata të mos dalë nga kontrolli dhe të mos prishen bazat e zhvillimit të qëndrueshëm, siç janë eksportet.

Prania e Euros, nga faktorë informalë ose zhvillimet reale në ekonomi tashmë është fakt, por ekonomistët dhe eksportuesit kërkojnë që të veprohet para se të jetë vonë. Sinjalet e para janë dhënë.

INSTAT raportoi se në 3-mujorin e parë 2023, eksportet e mallrave në sasi pësuan rënie me 2.4%. Rënia e eksporteve në sasi nisi që vitin e kaluar. Më 2022 u eksportuan 11% më pak mallra se në vitin 2021.

Eksportuesit gjithashtu kanë rritur ankesat rreth kostove të larta që po vijnë nga paga minimale, efektet negative të zhvlerësimit të Euros dhe mungesës së fuqisë punëtore.

Të tre këta faktorë po godasin sektorin e prodhimit, i cili e ka të bazuar aktivitetin në krahun e lirë të punës. Arben Shkodra, nga Unioni i Prodhuesve ka disa propozime për të frenuar përkeqësimin e situatës./Monitor

Etiketa: eksportuesvarke

Lajme të lidhura

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve
Breaking Views

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26
Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Aktualitet

Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027

20:27 - 06/11/26
Para
A beson te dashuria mes Luizit dhe Kiarës? Efi: Dasma, një hap i nxituar

A beson te dashuria mes Luizit dhe Kiarës? Efi: Dasma, një hap i nxituar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26

Dy motrat aktiviste Elsa dhe Fatma Paja, që ndodhen prej ditës së parë në shesh folën për mikrofonin e News24....

Lexo më shumë
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com