GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Varrezat masive jashtë Mariupolit, imazhet satelitore tregojnë provat e masakrës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Varrezat masive jashtë Mariupolit, imazhet satelitore tregojnë provat e masakrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme zyrtarët ukrainas kanë identifikuar vendndodhjen e varrezave masive jashtë qytetit port të rrethuar ukrainas të Mariupolit, pretendime të forcuara nga publikimi i imazheve satelitore të mbledhura dhe të analizuara prej kompanisë Maxar Technologies.

Në një mesazh të dërguar po ditën e sotme në rrjetin social Telegram, Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, ka shkruar se në bazë të kërkimeve të bëra në varreza kanë vërtetuar se shumë banorë ishin varrosur në fshatin Manhush.

“Si rezultat i një kërkimi dhe identifikimi të gjatë të varrezave masive të banorëve të vdekur të Mariupolit, ne vërtetuam faktin se shumë banorë të vdekur të Mariupolit ishin varrosur në fshatin Manhush”.

Nga ana tjetër, Andriushchenko i cili nuk është në Mariupol, por ka shërbyer në zyrën për informacion nga brenda qytetit të rrethuar publikoi koordinatat në Telegram, duke thënë se forcat ruse kishin gërmuar disa varre masive, secila me përmasa rreth 30 metra në Manhush, një qytet rreth 19 kilometra në perëndim të Mariupolit.

“Kamionët bartin trupat e të vdekurve, në fakt, thjesht i hodhën në argjinaturë. Kjo është dëshmi e drejtpërdrejtë e krimeve të luftës dhe përpjekjeve për t’i mbuluar ato”.

Ndërkohë, Maxar publikoi analizën e imazheve satelitore të martën që duket se tregon prova të varreve të reja në një vend në skajin veriperëndimor të Manhushit. Vadym Boichenko, kryebashkiaku i Mariupolit, gjithashtu pretendoi të enjten se forcat ruse kanë varrosur trupa në varre masive në Manhush, ku pretendohet se deri në 20 mijë njerëz kanë vdekur gjatë bombardimeve.

“Më shumë se 20 mijë civilë gra, fëmijë, të moshuar vdiqën në rrugët e qytetit tonë nga artileria armike, aeroplanët. Dhe kjo është gjithashtu bazuar në dëshmitë e krerëve të shërbimeve tona komunale, të cilët e panë atë. Dhe për fat të keq, ne kemi parë që trupat e banorëve të vdekur të Mariupolit kanë filluar të zhduken nga rrugët e qytetit tonë”.

Etiketa: Mariupol

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Zbulohet një skandal i madh financiar në Slloveni, i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës

Zbulohet një skandal i madh financiar në Slloveni, i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com