GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: 700 mln Euro i bëri Rama dëm shtetit, SPAK merret me cironka

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama bën hatanë me udhëtime me lekët e shtetit”, Vasili: Tmerr, ku është Prokuroria?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar mbi skandalin e raportuar nga KLSH, se 770 milion euro janë vjedhur dhe abuzuaur nën qeverisjen e Edi Ramës.

Vasili shprehet se në këto raste SPAK nuk reagon dhe as nuk merr masa, por sipas tij ‘merret me cironka’.

Sipas Vasilit, SPAK dëshmon hapur se mbeshtet dhe inkurajon korrupsionin në vend.

Postimi

Skandal, 770 milion euro dëm ekonomik dhe SPAK-u i qeverisë merret me cironka!

Korrupsion dhe abuzime pafund tek institucionet publike ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit si një institucion Kushtetues e që zgjidhet nga Parlamenti.

Po pse SPAK- u i Ramës bën haptas veshin e shurdhër ndaj KLSH ndërkohë, që bashkëpunimi mes tyre do të kishte qenë kyçi për të luftuar korrupsionin e qeverisë.

SPAK është vënë shumë hapur në krah të qeverise dhe mashtrimeve të saja propagandistike për të mbuluar korrupsionin.

SPAK  bën sikur tund dynjanë për një tender rreth 8 mijë dollarë te Shëndetesia dhe arreston dy zyrtare.

Por po ky SPAK nuk ndihet e nuk hap gojën për 770 milion euro dëm ekonomik të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që është institucioni kushtetues, që bën kontrollin financiar në vend.

Këto abuzime flagrante me ligjin  kanë shkaktuar dëm ekonomik kolosal në vlerën e 770 milionë eurove.

SPAK si institucioni i drejtesisë gjoja të re bëhet kaq qesharak dhe i dëmshëm për interesat e shtetit kur sheh kontrastin 8 mijë euro dhe 770 milion euro.

Po si mund të kalohet në heshtje dhe pa përgjegjës një dem i tillë ekonomik kolosal.

Në këtë menyrë SPAK mbështet hapur pandëshkueshmërinë e qeverisë dhe inkurajon korrupsionin, që po rrënon vendin dhe po e shpopullon tragjikisht atë.

Kur nënpunës të të gjitha niveleve, gra sidomos, por edhe burra kapen ne korrupsion të të gjitha llojeve mendo ç’bëhet me kokat e institucioneve, ministra e Kryeministër.

Vetëm SPAK bën sikur nuk e di fjalën e popullit që peshku qelbet nga koka, sepse për SPAK-un e Ramës peshku qelbet vetëm nga bishti.

Në raportin e Auditit për vitin 2022, evidentohen parregullsitë, që janë bërë me pasuritë shtetërore,  shpenzimet, pagat e shpërblimet. KLSH ka adresuar gjithsej 5,420 rekomandime.

Eshtë fakt qe ‘Drejtesia e re’ apo Ramaforma ishte vetëm kapja e drejtesisë, që korrupsioni i qeverisë të gjallojë i pashqetesuar.

Ndëshkimi i arkave me sardele, tenderave 8 mije euro, dhe kanalit të kullimit në Lushnje dhe mosndëshkimi i Inceneratoreve, Portit të Durrësit qe po shqetëson gjithë Europën, dhe qindra tendera e koncesione të kalbur me korrupsion kjo është fytyra e Drejtësisë me Regji.

Etiketa: cironkaKryesore1RamaSpak

Lajme të lidhura

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
Para
“Një rrugë e dy punë”/ Shisnin drogë në Dhërmi, vihen në pranga dy turistë anglezë

"Një rrugë e dy punë"/ Shisnin drogë në Dhërmi, vihen në pranga dy turistë anglezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Aktualitet

103 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës: Të bllokojmë të gjithë institucionet

07:50 - 10/09/26

Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e 103-të të revoltës së tyre...

Lexo më shumë
Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

Kapen 100 kilogramë kokainë në aeroportin e Athinës, arrestohen katër shqiptarë

07:39 - 10/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Shtator 2026

07:34 - 10/09/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 10 Shtator 2026

07:31 - 10/09/26
Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com