GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili apel SPAK-ut: Heto kokën e korrupsionit, Edi Ramën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama bën hatanë me udhëtime me lekët e shtetit”, Vasili: Tmerr, ku është Prokuroria?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari dhe deputeti i Parrtisë së Lirisë, Ptrit Vasili thekson se nëse SPAK është i vendosur të godasë korrupsion galopant në qeverinë e drejtuar nga Rama, atëherë  s’mund t’i shmanget dot më thirrjes dhe marrjes nën përgjegjësi penale të kryeministrit.

“Loja e zvarritjes së thirrjes së Ramës nga SPAK është shumë e qartë që nuk mund të vazhdojë më sepse ai është faktuar botërisht si koka e regjisë së koncesioneve, të këtij operacioni mafioz të përmasave monstruoze.”, shkruan ndër të tjera Vasili

Postimi

Thirrja dhe marrja nën përgjegjësi penale e Ramës nga SPAK tashmë është e pashmangshme! Qindra milionë euro dëme ekonomike të shkaktuara prej koncesioneve korruptive janë prej një kohe mjaft të gjatë nën hetim nga SPAK. Koncesionet janë dhënë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama.

Edi Rama ka qenë miratuesi dhe mbrojtësi më i zjarrtë i tyre në qeveri përmes veprimeve e vendimeve zyrtare të tij si dhe në aktivitetin e tij intensiv e agresiv publik dhe mediatik

Edi Rama ka ulëritur me gojën plot si askush tjetër në këtë vend se është krenar pa fund për koncesionet, pra për këtë vjedhje të frikshme dhe këtë nuk ka nguruar ta bëjë edhe në mes të parlamentit të Shqipërisë kur është thirrur zyrtarisht për të raportuar

Edi Rama ka qenë plotësisht i informuar për këtë rrezik madhor të koncesioneve mbi ekonominë nga institucionet financiare ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë si FMN, Banka Botërore dhe institucione të tjera europiane.

Edi Rama është totalisht i informuar që shumica dërrmuese e koncesioneve nuk kontrollohen e monitorohen nga qeveria dhe miliarda lekë nga paratë publike jepen qëllimisht qorrazi e pa kontroll për t’u vjedhur.

Edi Rama ka tallur, ka sharë, ka denigruar të gjithë ata që me argumente kanë kundërshtuar koncesionet hajdute.

Edi Rama ka manipuluar dhe mashtruar opinionin publik me fakte të rreme për të justifikuar koncesionet mafioze të tij.

Edi Rama pra është qartazi koka e regjisë së koncesioneve, ka dijeni të plotë për to si dhe ka përgjegjësi të provuara që lidhen direkt me të qoftë për veprimet ashtu edhe për mosveprimet e tij.

Thirrja e tij nga SPAK është absolutisht e pashmangshme dhe totalisht e paevitueshme.

SPAK s’mund t’i shmanget dot më thirrjes dhe marrjes nën përgjegjësi penale të Ramës sepse dëmi ekonomik prej koncesioneve po rëndohet në mënyrë katastrofike dhe kriminale.

Loja e zvarritjes së thirrjes së Ramës nga SPAK është shumë e qartë që nuk mund të vazhdojë më sepse ai është faktuar botërisht si koka e regjisë së koncesioneve, të këtij operacioni mafioz të përmasave monstruoze.

 

 

Etiketa: RamaSpakVasili

Lajme të lidhura

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun
Breaking Views

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë
Breaking Views

Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

20:38 - 22/10/26
Para
Zero transparencë mbi tarifat e sigurimit të banesave nga tërmetet

Zero transparencë mbi tarifat e sigurimit të banesave nga tërmetet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun
Breaking Views

Policia shpërndan protestuesit te Kryeministria me ujë, FNSH tenton të shoqërojë të riun

21:15 - 22/10/26

Protesta e qetë e ditës së sotme, duket se është prishur orët e mbrëmjes. FNSH hodhën ujë nga ana e...

Lexo më shumë
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

Të rinjtë te Kryeministria, disa hedhin gurë, të tjerë kërcejnë e këndojnë

20:38 - 22/10/26
Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

Protestuesit hedhin kapsolla drejt policisë, efektivët me megafon: Largoni fëmijët nga rruga

20:27 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com