GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Vasili: Narkoregjimi hodhi mbi 800 mln euro për të…

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vasili: Narkoregjimi hodhi mbi 800 mln euro për të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaroi sot se një front i ri shumë i fuqishëm është hapur kundër narkoregjimit.

Në një reagim për procesin zgjedhor, Vasili shkruan se përpjekjet e narkoregjimit për të keqpërdorur ca pseudo opozitarë për të spostuar vëmendjen nga masakra zgjedhore e 14 Majit, në gjoja përgjegjësitë e lidershipit të opozitës, janë përpjekje të neveritshme dhe të pështira.

Ai thekson se ishin po këta pseudo opozitarë shërbëtorë e lakej, që ose bënë çdo gjë ose për t’i shërbyer në çdo formë narkoregjimit përpara dhe gjatë fushatës ose heshtën në mënyrë pasive dhe minuese për të pritur këtë moment e gjoja për të kërkuar “llogari” me skenar e regji të narkoregjimit dhe vetëm në emër të tij.

Sipas tij, regjimi ka shtuar vetëm për interesa elektorale vetëm administratën e bashkive në gjithë vendin me mbi 20 mijë punonjës duke qëmtuar kudo me përparësi përkrahësit e opozitës dhe ka hedhur mbi 800 milionë euro të pista që ulen poshtë edhe kursin e euros si dhe qindra milionë euro të buxhetit të shtetit të hedhura në tendera apo bonuse elektorale.

 

POSTIMI I PLOTË

Fronti i Transparencës dhe anti Korrupsionit përballë narkozgjedhjeve!

Përpjekjet e Narkoregjimit për të keqpërdorur ca pseudo opozitarë për të spostuar vëmendjen nga masakra zgjedhore e 14 Majit, në gjoja përgjegjësitë e lidershipit të opozitës, janë përpjekje të neveritshme dhe të pështira sepse ishin po këta pseudopozitarë shërbëtorë e lakenj, që ose bënë çdo gjë ose për t’i shërbyer në çdo formë narkoregjimit përpara dhe gjatë fushatës ose heshtën në mënyrë pasive dhe minuese për të pritur këtë moment e gjoja për të kërkuar “llogari” me skenar e regji të narkoregjimit dhe vetëm në emër të tij.

Kapja e shtetit në këtë mënyrë thellësisht kriminale siç u tregua qartë edhe në këto zgjedhje as nuk ndodhi në një ditë dhe as në 4 vite, duke i falur Narkoregjimit Parlamentin për dy vite apo gjithë Pushtetin Vendor për 4 vite.

Pavarësisht nga zhgënjimet e opozitarëve të ndershëm dhe qytetarëve, që e donin Ndryshimin e drejtimit të Bashkive më të rëndësishme të vendit, me pjesëmarrjen e tyre vendosur në këto zgjedhje, ku Narkoregjimi bëri çdo gjë për të mos i regjistruar kandidatët e opozitës, bënë atë që nga tani monizmi absolut në pushtetin vendor mori fund një herë e përgjithmonë.

Një Front i ri shumë i fuqishëm është hapur kundër Narkoregjimit, Fronti i Transparencës dhe luftës kundër Korrupsionit të Bashkive, që ishte dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të regjimit.

Ndaj tani të përqendrohemi shumë fort në organizimin e këtij Fronti, që është shumë jetik për qytetarët tanë dhe për të zbuluar ku dhe si janë vjedhur dhe vidhen çdo ditë qindra milionë euro nga Bashkitë moniste rilindase.

Mirënjohje pa fund për kandidatët për Kryetare Bashkie, të cilët bënë një fushatë të shkëlqyer, shumë konkurruese, frymëzuese dhe pozitive sidomos në Durrës, Elbasan, Tiranë dhe shumë bashki të tjera duke ngritur lart dimensionin e opozitës së vërtetë që përballet shumë e vendosur dhe pa asnjë kompromis me narkobashkitë e rilindjes.

Të lexojmë objektivisht dhe pa asnjë kompleks edhe mangësitë e organizimit të strukturave tona, që duhet të kishin qenë më të përgatitura për të përballuar “ofensivën” e ditëve dhe netëve të fundit të mafies rilindase mbi votuesit e opozitës.

Të mos harrojmë asnjëherë që regjimi ka shtuar vetëm për interesa elektorale vetëm administratën e bashkive në gjithë vendin me mbi 20 mijë punonjës duke qëmtuar kudo me përparësi përkrahësit e opozitës, regjimi ka hedhur mbi 800 milionë euro të pista të hedhura që ulen poshtë edhe kursin e euros si dhe qindra milionë euro të buxhetit të shtetit të hedhura në tendera apo bonuse elektorale.

Fronti i transparencës dhe luftës kundër korrupsionit tashmë i ka këshilltarët pra luftëtarët e vet në çdo Bashki dhe nga sot “Gomarët rilindas” nëpër bashki nuk do të bëjnë dot më asnjë minute gjumë të qetë.

Vjedhja dhe plaçkitja e pronës publike, pronës private dhe e taksave të qytetareve do të bëhet publike në Këshillat Bashkiake, në sheshet publike anë e mbanë vendit dhe çdo shqiptar do të njohë me fakte hajdutet e narkoregjimit.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/799446361539623

Etiketa: narkoregjimiPartia e LiriseVasiliZgjedhjet

Lajme të lidhura

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues
Aktualitet

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Para
Berisha i prerë: Të hapur për negociata brenda PD-së, por jo me…

Berisha i prerë: Të hapur për negociata brenda PD-së, por jo me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26

Efektivëve të Policisë së Shtetit iu rrahin shpatullat dhe u thonë fjalë të bukura për shërbimet, por pas shpine u...

Lexo më shumë
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com