GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Në dreq Ambasadorët memecë ndaj hajdurisë mafioze të Ramës e Veliajt!

16:58 - 19/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vasili: Në dreq Ambasadorët memecë ndaj hajdurisë mafioze të Ramës e Veliajt!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar me tone të ashpra ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri, lidhur me deklarimet e tyre pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku u hodhën bomba molotov në drejtim të godinës.

“Në dreq këta lloj ambasadorësh, qe imponojnë dreqërira në tokën tone, vendin vendin tonë, në atdheun tonë ku zot jemi ne vete, si amanet i të parëve tane, që e mbrojten me gjak këtë toke edhe kur mjaft vende të huaja donin të na coptonin”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi:

Në dreq Ambasadorët memecë ndaj hajdurisë mafioze të pandëshkuar të Ramës e Veliajt dhe llafazanë kundër opozitës!

Diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri në mënyre tragjikomike bëhen memecë dhe mbyllin gojën përpara denoncimeve shumë të rënda të korrupsionit të Rames dhe Veliajt dhe pandëshkueshmërise së tyre nga SPAK-u.

Por, po këta ambasadorë bëhen llafazanë të palodhur për të komentuar opozitën dhe aksionin e saj parimor dhe demokratik dhe për të predikuar lloj-lloj liturgjish pseudodemokratike pa asnjë bazë e fakt, por thjesht se këtë u kërkon Rama.

Të njëjtët ambasadorë flasin pambarim për sukseset imagjinare të reformes totalisht të kolapsuar e të kapur në drejtësi.

Po të njëjtët që kanë mbyllur gojën përballe Narkoshtetit të Rames, që është quajtur Kolumbi e Evropës.

Por, po këta nuk guxojnë të flasin për kapjen totale të drejtësise nga Rama, që ka sjelle betonimin e pandëshkueshmërisë për të dhe gjithë bandën rilindase që e rrethon.

Nuk flasin për aferën mafioze të Portit të Durresit ku u dhunua hapur Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Nuk flasin për moszbatimin kriminal të vendimeve të Gjykates Kushtetuese nga Rama dhe deputetët e tij.

Nuk flasin kur shohin e dëgjojnë aferat e kryeministrit, ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive, drejtorëve etj.

Nuk flasin kur shohin SPAK-un që si gjymtyrë e kalbur e Ramës dënon me arrest Berishën pa akuzë dhe në dhunim të çdo ligji e procedure parlamentare, ndërsa Beqja, ministra dhe kryetarë bashkie janë të lirë dhe bredhin rrugëve, megjithëse mbi ta ka një mal me akuza.

Nuk flasin për inceneratorët, një aferë qe do të trondiste edhe vendet e tyre po të ndodhte atje.

Nuk flasin për 5D e Bashkisë së Tiranes, të një bande kriminale që kapërcen edhe çdo imagjinatë mafioze vetë.

Nuk flasin kur ushtria e një vendi të NATO-s si Shqipëria konstatohet se kultivon drogë.

Nuk flasin kur bllokohet e gjithë llogaridhënia në Parlament duke bllokuar Komisionet Hetimore e që edhe sot de facto edhe ato dy të vetme që u ngriten janë realisht të blllokuara.

Nuk flasin për dhunën shtetërore dhe shkeljen e të drejtave të qytetarëve për të protestuar.

Ambasadorë që pranojnë standarte pandëshkueshmerie absolute nga SPAK për Ramën dhe Veliajn nuk meritojnë të dëgjohen.

Ambasadore që mbeshtesin drejtesinë me regji dhe një SPAK si kobure e ndryshkur në duart e Ramës për ta mbrojtur nga ndëshkimi, duhet të mbyllin gojen.

Ambasadorë që pranojne për ne shqiptaret standarte të papranueshme për shtetet e tyre nga ata vijne, janë shembulli elokuent i diplomacise së havjarit thënë me thjesht e qarte i diplomacis së korruptuar.

Në dreq këta lloj ambasadorësh, qe imponojnë dreqërira në tokën tone, vendin vendin tonë, në atdheun tonë ku zot jemi ne vete, si amanet i të parëve tane, që e mbrojten me gjak këtë toke edhe kur mjaft vende të huaja donin të na coptonin.

 

Etiketa: AmbasadoreVasili

Lajme të lidhura

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

12:29 - 22/04/26
Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)
Aktualitet

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri)

11:45 - 22/04/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka
Aktualitet

‘Nuk ka as shtëpi, as makinë’, Këlliçi: Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura

10:45 - 22/04/26
Para
Yjet në garë për “James Bond”! Fansat po “bërtasin” emrin e këtij aktori

Yjet në garë për “James Bond”! Fansat po “bërtasin” emrin e këtij aktori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera
Aktualitet

Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

13:21 - 22/04/26

Organizatat e biznesit në hapësirën mbarëshqiptare i kanë bërë thirrje qeverive të ndërhyjnë menjëherë për të përballuar rritjen e çmimeve...

Lexo më shumë
Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

Me zgjedhje të njëpasnjëshme s’do të kemi zgjidhje’ Kurti për presidentin: S’po na bëjnë dëm neve, por shtetit

13:05 - 22/04/26
“One Albania” nën akuzë për mashtrim sistematik dhe zhvatje ndaj partnerëve, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin

Telashe për “One”! Aksionet e 4iG në pikiatë, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

12:39 - 22/04/26
Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

Bardhi dhe Tabaku vazhdojnë takimet në senatin italian: Mazhoranca po mbron krimin dhe korrupsionin

12:29 - 22/04/26
Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Tragjike në Shkodër! Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

12:16 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com