GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili nxjerr dokumentet: “Fermeri” i inceneratorëve e mësoi bujqësinë për 4 ditë dhe i dhanë 315 mijë euro

19:43 - 09/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vasili nxjerr dokumentet: “Fermeri” i inceneratorëve e mësoi bujqësinë për 4 ditë dhe i dhanë 315 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili vazhdon të publikojë dokumente dhe fakte për inceneratorët. Vasili ka bërë publike dy dokumente për skandalin e fundit të ASHBR-së me fondet e IPARD II, ku 315 mijë euro sipas tij, iu dhanë fermerit që e mësoi bujqësinë për 4 ditë, sapo dëgjuan fjalën inceneratorët.

Ai shkruan se AZHBR foli dhe e dreqosi fare veten dhe se do ishte mire ta mbyllnin gojën se këto shkresat janë dreq o pune dhe të turpërojnë fare.

“AZHBR foli dhe e dreqosi fare veten! Këta të AZHBR ashtu çapkënë e të hedhur siç janë kthyen përgjigje fët e fët për serën e inceneratorëve. Do ishte mire ta mbyllnin gojën se këto shkresat janë dreq o pune dhe të turpërojnë fare. Po mire mo AZHBR–ja, na thoni se kontrolloni Bilancet përpara dhënies së parave. Po këtij punonjësit të inceneratorit çfarë bilanci i kontrolluat se ky vetëm rrogën, që merrte te Inceneratorët kishte dhe asgjë tjetër fare? Thoni që kontrolloni Asetet ju AZHBR-ja. Po kur kontrolluat medemek Asetet nuk e patë që pronar sa një mal i tokës së serës ishte Inceneratori në Sharrë të Tiranës me vulë e me firmë?”, shkruan deputeti.

Sipas Vasilit, fermeri i famshëm e mësoi bujqësinë nga sot ne nesër për katër ditë se në 14 nëntor u regjistrua dhe 18 nëntor i dha inceneratori gjoja tokë me qira.

“Po mire mo AZHBR-ja po këtij që i dhatë paratë, marshallah plot 315 mijë euro, nuk e patë dot, që ky fermeri i famshëm e mësoi bujqësinë nga sot ne nesër për katër ditë se në 14 nëntor u regjistrua dhe 18 nëntor i dha inceneratori gjoja tokë me qira? Apo ju AZHBR-ja sa shihni që kërkojnë ndonjë gjë inceneratorët ju fap mbyllni sytë, dëng firmosni dhe ata rrëmbejnë lekët. Ishalla s’i mbushet mendja inceneratorëve të bëjnë serë te sheshi Skënderbej se po dëgjuat incenerator nuk ju bën syri tërr juve dhe ja financoni tak-fak.Ndaj o çapkënë të AZHBR-se mos u ngutni të ktheni përgjigje me vrap, se dreqi e merr vesh dhe dalin prapë shkresa te tjera dhe ku do fusni kokën pastaj, apo do fshiheni tek sera e inceneratorit të Sharrës’, mbyll denoncimin Vasili përkrahë dokumenteve.

Etiketa: inceneratorëtVasili

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Ndryshimet në buxhet/ Miratohet paketa e dytë e ndihmës, rritet numri i punonjësve

Ndryshimet në buxhet/ Miratohet paketa e dytë e ndihmës, rritet numri i punonjësve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com