GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz

10:42 - 17/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vasili: Rama një gërmadhë korruptive dhe zuzar mafioz
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama një ditë më parë në emisionin “Opinion”. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se Rama është një “gërmadhë korruptive”, i cili shkatërron pronat e shqiptarëve përmes banditëve të IKMT.

Teksa rendit dështimet e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Rama, Vasili thotë se çdo mjet për largimin e tij është legjitim.

Sipas Vasilit, “Rama tmerrohet nga llogaridhënia dhe nuk vjen ne Parlament, pasi është i zi ne çdo veprim aq sa korruptoi edhe McGonigal per interesat e tij mafioze politike e personale duke bere pis edhe marrëdhëniet aq te rëndësishme me SHBA”.

Reagimi

Edi Rama një gërmadh]ë korruptive dhe zuzar mafioz!

Duke refuzuar llogaridhënien në Parlament ky individ është vetlarguar dhe vetasgjesuar ligjërisht dhe moralisht.

Antikushtetues, I paligjshëm, i korruptuar dhe korruptues, ky individ është thjesht një zaptues ordiner i  zyrës së kryeministrit dhe që nuk ka as lidhjen më të vogël as me shtetarin dhe njeriun e ligjit, por vetëm me antiligjin dhe antishtetin.

I dështuar në çdo drejtim,  i korruptuar në çdo pikëpamje dhe mafioz në çdo veprim ky është portreti i kryeministrit me dizaster, që Shqipëria ka parë ndonjëherë.

Dështak ekzemplar Edi Rama është kryeministri që i ka sjellë vetëm të këqija të rënda sepse:

E bëri Shqipërinë narkoshtetin e vetëm të historisë së Europës.

E bëri të parën për korrupsion në Europë dhe të dytën në botë.

Largoi nga Shqipëria qindra mijëra shqiptarë më keq se në fund vitet 90′.

Tmerrohet nga llogaridhënia dhe nuk vjen në Parlament, pasi është i zi në cdo veprim aq sa korruptoi edhe Mc Gonigal për interesat e tij mafioze politike e personale duke bërë pis edhe marëdhëniet aq të rëndësishme me SHBA.

E ktheu zyrën e kryeministrit në një çcerdhe mafioze të neveritshme.

E ktheu parlamentin përmes deputetëve të tij të pacipë në noterizues të vjedhjeve të tij prej miliarda eurosh dhe prodhues ligjesh me porosi të mafies dhe oligarkëve

E futi Shqipërine në listën e zezë të pastrimit të parave.

E futi Shqipërinë nën monitorimin e BE si vend me financa të shkatërruara nga pikpamja fiskale.

E vodhi me inceneratorët për qindra milion euro.

E vodhi me Portin e Durrësit për miliarda euro.

Vjedh dhe shkatërron pronat e shqiptarëve përmes banditëve të IKMT, që zbatojne urdhërat e tij mafioze e të paligjshme.

I la shqiptarët pa drejtësi duke shkatërruar dhe kapur drejtesinë për veten e tij dhe për interesat e bandës së tij mafioze.

I shet kufijtë e Shqiperisë si një tradhëtar dhe mafioz si askush në histori.

I futi thikën pas shpine Kosovës me kufijtë dhe Ballkanin e Hapur.

Si përfundim çdo mjet për largimin e këtij individi të paligjshem është legjitim.

Asnjë kompleks nuk duhet patur në këtë betejë në emër të ligjit dhe të interesit publik aq të rrenuar e tronditur nga veprimet e këtij individi,  që përfaqëson një germadhë korruptive dhe zuzar mafioz.

 

Etiketa: Kryesore1RamaVasili

Lajme të lidhura

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

13:38 - 23/04/26
Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!
Aktualitet

Debati për licencimin e mësuesve përplas Zhupën me Kumbaron: Erdhe ti dhe na shpike rrotën…!

13:21 - 23/04/26
“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel
Aktualitet

“Ta di targën”/ Berisha: Kryeministri Rama u akuzua në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje! Ky është kryekriminel

12:00 - 23/04/26
Para
Detajet, Leonard Duka u kap në shoqërinë e një vajze në Belgjikë

Detajet, Leonard Duka u kap në shoqërinë e një vajze në Belgjikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar
Aktualitet

U ekzekutua më 14 prill në Suedi, mbërrin në Shqipëri trupi i 21-vjeçarit shqiptar

15:29 - 23/04/26

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer...

Lexo më shumë
“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

“Ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol”, apeli rrëqethës i prindërve të Xhuana Nikollajt

15:10 - 23/04/26
Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi Tirana-Partizani, java e 33-të e Superiores premton spektakël

14:50 - 23/04/26
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

Vjen ofertë e majme nga Evropa për Muçin, zbulohet plani i Trabzonspor për futbollistin e Kombëtares

14:20 - 23/04/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet e pajetë në apartamentin e marrë me qira

13:55 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com