GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vasili “shpërthen” ndaj Ramës: Bën si lider global, por je hajdut lokal

20:11 - 05/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Leje për hotele në det, Vasili: Ky është Edi Betoni dhe korrupsioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur kundër kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit “bën si lider global, por është thjesht një hajdut lokal”.

Vasili shkroi në rrjetin social se mbi Ramën bien përgjegjësi direkte shumë të rënda në lidhje me aferën e inceneratorëve, gjë që sipas tij ka bërë që kreu i qeverisë të “merret gjoja me probleme te mëdha ndërkombëtare si çështja e tensioneve në Kosovë.

Sipas tij Rama duhet të përgjigjet për të njëjtat vepra penale si edhe ministrat e akuzuar për këtë aferë.

Postimi i plotë:

Rama ben si lider global, por eshte thjesht nje hajdut lokal!

Mbi Edi Ramen bien pergjegjesi direkte personale shume te renda per aferen e inceneratoreve.

Ai e di shume mire qe po i shtrengohet laku ndaj flet per pergjegjesi individuale kur shprehet per ministra, deputete dhe nepunesa te larte te tij qe jane ne burg.

Ndaj ne keto rrethana Rama organizon tymnajen mediatike te Liderit Global, qe merret me gjoja me probleme te medha nderkombetare kur edhe me i fundit e di shume mire qe ai eshte thjesht nje sharlatan e megaloman, qe nuk e fishkellen askush dhe qendrimi i Kosoves dhe kryeministrit Kurti ndaj tij e provon me se miri.

Perse pergjegjesite qe rendojne mbi Ramen jane individuale dhe direkte per inceneratoret.

▪️Se pari.Edi Rama ka bere nje mbrojtje publike te qarte dhe direkte te inceneratoreve duke thene ne konf shtypi:

“Nuk bëhet fjalë për inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të prodhimit të energjisë nga mbetjet, incenerimi është pjesë e tyre. Jam shumë krenar për ato vepra, veprat janë aty”.

Rama genjen ne menyre te paramenduar dhe me qellim sepse eshte e njohur boterisht por edhe nga hetimi i SPAK qe asnje veper nuk punon dhe njera e Tiranes as nuk ekziston.

▪️Se dyti Edi Rama ka kryer takime te hapura publike pikerisht tek inceneratoret si psh pikerisht ne territorin e inceneratorit te Elbasanit, duke mbeshtetur e dale per zot aferes edhe pse asnje nga inceneratoret nuk punon perfshire edhe Elbasanin ku gjendej vete Rama.

▪️Se treti Rama genjeu nen betim perpara Komisionit Hetimor dhe tha:

“Edhe 10 herë të kthehesha mbrapa prap do e bëja këtë punë se qytetetet tani po marrin frymë”.

Nderkohe qe e dinte shume mire qe asnje incenerator nuk punonte dhe nuk punojne edhe sot nje vit e gjysem pas mashtrimit publik perpara Komisionit Hetimor Parlamentar.

▪️Se katerti.Ai ka vazhduar te genjeje hapur ne publik edhe pasi afera ishte zbuluar dhe ministra e deputete jane ne burg.

Ai thoshte qarte ne 10 maj 2023 ne emisionin Noë te Erla Mehillit:

“Që nuk incenerojnë është histori shumë banale e thënë dhe e stërthënë. Ato janë tre vepra shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë krenar që i kemi bërë. Ato vepra kanë shpëtuar popullata të tëra nga helmi dhe pasojat e helmeve në mushkëri dhe shëndetin e tyre dhe të fëmijëve,” – u shpreh Rama.

Pra Rama genjen hapur dhe mbron tre vepra, kur ato nuk punojne asnjera bile inceneratori i Tiranes nuk ekziston.

▪️Se pesti.Marrja e 17 vendime te Qeverise ne nje dite eshte vetem pergjegjesi individuale e Rames dhe sekretarit te tij te pergjithshem.

Ligji Nr.9000 te vitit 2003 per Organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave ne nenin 2, 9 dhe 15 te ligjit percaktojne qarte se Kryeministri dhe Sekretari i Pergjithshem kane lidhje direkt me ligjshmerine e akteve te Keshillit te Ministrave. Pra Kryeministri dhe Sekretari i Pergjithshem kane bere akte ne kundeshtim me ligjin, akte per te cilat jane arrestuar shume persona.

▪️Se gjashti.Ish ministrat e implikuar jane shprehur publikisht ne media se i kane relatuar cdo gje Kryeministrit, cka do te thote qarte se vepra penale rendohet sepse eshte kryer qartazi ne bashkepunim.

Rama duhet te pergjigjet per te njejtat vepra penale si edhe ministrat e akuzuar.

Rama duhet te ndiqen penalisht per veprat penale qe jane kryer, pasi me te njejtat prova jane proceduar penalisht edhe bashkepunetoret e tjere te tyre me qeveri dhe ministri.

Pra shmangia e Edi Rames nga hetimi eshte absolutisht e pamundur pavaresisht piruetave te SPAK, qe nuk e ka pyetur asnje here ate.

Kjo pergjegjesi individuale personale e tij nuk mbulohet dot nga SPAK çfaredo qe te behet sepse edhe aktet e kryera prej tij edhe mbrojtja publike e aferes korruptive dhe inceneratoreve, qe kane gllaberuar dhe gllaberojne miliona dhe nuk punojne dhe as ekzistojne si i Tiranes eshte nje fakt asgjesues i privuar nga qindra e qindra dokumente shume kompromentuese.

Pra te gjitha perdredhjet prej Lideri Global imagjinar nuk jane gje tjeter vecse perpelitje te nje Hajduti Lokal.

P.S Fotot nga takimi i Rames brenda ne Inceneratorin e Elbasanit kohe me pare.

Etiketa: akuzahajdutRamaVasili

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Një mbrojtës i ri për Flamurtarin, vlonjatët firmosin me ish-in e Teutës

Një mbrojtës i ri për Flamurtarin, vlonjatët firmosin me ish-in e Teutës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com