GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Vasili: Zgjedhjet e 14 majit si në diktaturë, vota e lirë u dhunua

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Çmimi i naftës bie në nivele rekord, Vasili: Ja skenari i vjedhjes që po zbaton qeveria shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook është shprehur se drejtësia dhe KQZ-ja do vetëasgjësohen nëse nuk dënojnë krimin e faktuar zgjedhor.

Vasili shkroi në Facebook se shkatërrimi i 14 majit dhe shndërrimi i tij në votime si ato të diktaturës ku shteti dhunon votën e lirë është fakt.

Sipas tij fakti i shkatërrimit të zgjedhjeve mund të provohet me qindra e mijëra prova filmike, audio e dëshmi shumë të rënda, ndërsa shtoi se SPAK, Prokuroria si edhe KQZ nuk mund t’ia hedhin me heshtje e belbëzime për të fituar kohë.

Ai vijoi duke u shprehur se nëse nuk ndëshkohet krimi zgjedhor me forcë siç e kërkon kushtetuta dhe ligji këto institucione do kthehen në institucione të antiligjit dhe të urryera nga qytetarët.

Postimi:

Drejtesia dhe KQZ vetasgjesohen nëse nuk denojne krimin e faktuar zgjedhor!

Shkaterrimi i 14 majit dhe shnderrimi i tij ne votime te neveritshme si ato te diktatures ku shteti dhunon voten e lire eshte fakt .

Fakti i shkaterrimit te zgjedhjeve provohet me qindra e mijra prova filmime, foto, audio regjistrime dhe deshmi shume te renda dhe te pakundershtueshme.

SPAK, Prokuroria dhe KQZ nuk ja hedhin dot ne asnje menyre me heshtje dhe belbezima per te fituar kohe, per te zvarritur denimin apo per te perdorur logjiken e faktit te kryer.

Ne loje eshte fati i ekzistences se vet ketyre institucioneve qe duhet te ndeshkijne krimin zgjedhor.

Ose do te veprojne me force siç e kerkon kushtetuta dhe ligji ose do te vetasgjesohen dhe do te kthehen ne institucione te antiligjit dhe te urryera nga qytetaret, rruge te trete nuk ka.

Grup faktet me mijra prova ja ku jane dhe keto nuk mbulohen dot kurre:

?Grupet kriminale dolen hapur ne krah te partise ne pushtet dhe u mbeshteten haptas nga policia qe nuk nderhynte ne menyre te turpshme.

?1 milion e 250 mije shqiptareve ju ndryshua qendra e votimit qellimisht javen e fundit per te dekurajuar e penguar votimin.

?U dhunuan e u gjakosen komisionere e vezhgues te opozites nga kriminele te rilindjes

?Qendrat e numerimit te votave u kthyen ne bordello rilindase ku dhunohet çdo ligj e norme qe disiplinon zgjedhjet.

?E gjithe media shqiptare me shume pak perjashtime u kthye ne nje zgjatim te neveritshem propagandistik te qeverise dhe mafies se cdo forme.

?Qindra milion euro te pista u hodhen ne fushate per te blere vota sa tronditen edhe kursin e euros

?Mijra ministra, zv.ministra,sekretare te pergjithshem, drejtore, police e nepunes bashkie e qeveria gjithefaresh sulmuan qendrat e votimit benin presion hapur cdo votuesi qe hynte ne qendren e votimit por edhe numeronin votat e partise ne pushtet.

?Miliona euro u shperndane si bonuse ne menyre paligjshme.

?Mijra punesime shtese u bene per qellime elektorale.

?Mijra legalizime te bllokuara qellimisht me vite u dhane deri nje dite perpara zgjedhjeve ku u hapen zyrat per turp te zotit.

?Qindra milione leke u ndane per gjoja ndihma ekonomike.

?Mijra pensione u dhane edhe pa mbushur dokumentat.

?Miliona euro u hodhen ne menyre te turpshme per asfalt elektoral efhe ne mes te Tiranes.

?Miliona euto u perdoren hapur permes kontratave me para publike per te blere mbeshtetjen e ca kengetareve apo showmeneve per partine ne pushtet.

?Mijra njerez u kercenuan individualisht apo u shantazhuan te afermit e tyre per te marre vota nga partia ne pushtet

?Mijra pronare bisnesesh u shantazhuan, kercenuan dhe gjobiten rende nga partia ne pushtet.

?Burgjet u perdoren per te devijuar rezultatet e votimit.

Perfundimisht drejtesia dhe KQZ vetasgjesohen nëse nuk e denojne deri ne fund dhe me te gjithe forcen e ligjit krimin e faktuar zgjedhor!

 

Etiketa: Kryesore1VasiliZgjedhje

Lajme të lidhura

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!
Breaking Views

Ndahet dosja ‘Meta’, gjykim i shkurtuar për Fatime Kryemadhin, Çokun dhe Xhixhon!

19:05 - 11/05/26
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

14:30 - 11/05/26
Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting
Aktualitet

Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting

13:58 - 11/05/26
Para
Aksident i rëndë në Kosovë, ndërron jetë një shtetas i Shqipërisë

Luftë me policinë, arrestohen vëllezërit shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert
Breaking Views

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert

22:59 - 11/05/26

Rezultatet e fundit të Milanit, që kanë vënë në dyshim sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për kuqezinjtë, kanë...

Lexo më shumë
Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

22:31 - 11/05/26
Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

Vlora sërish pa ujë të pijshëm, shkak një avari e rëndë në tubacionin, UKV: Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit

21:59 - 11/05/26
Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë

21:04 - 11/05/26
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën

20:47 - 11/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com