GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vatër e re zjarri në fshatin Dukat- Fushë, rrezikohen banesat!

18:49 - 28/07/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vatër e re zjarri në fshatin Dukat- Fushë, rrezikohen banesat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Një vatër e re zjarri është raportuar në fshatin Dukat- Fushë në Vlorë gjatë pasdites së sotme. Të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët po përparojnë drejt disa banesave në këtë fshat.

Zjarret në fshatrat e Himarës, Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil janë vendosur në kontroll pas ndërhyrjes nga ajri ditën e sotme. Aktualisht raportohet për 3 vatra aktive të vogla. Po kështu flakët në Kalasë të Delvinës janë vendosur nën kontroll.

Në fshatin Kuç të bashkisë Vorë, zjarri i ardhur nga zona e Shijakut u afrua në drejtim të banesave. Ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë ndihmoi në izolim. Në Shëngjergj, në bashkinë e Tiranës, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të gjerë kullotash dhe pyjesh. Po kështu në Ibë janë aktive tre vatra zjarri.

Në Parkun e Lurës, një prej vatrave është afruar fshatit Sinë, ndërsa në fshatin Zall Gjoçaj, në bashkinë Mat, zjarri ka marrë shtrirje mbi 14 kilometra. Zjarri vijon edhe në Parkun e Prespës por pa rrezik për zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes publikon pamjet e marra me dronin Bayraktar i cili në këtë periudhë me zjarre thuajse në gjithë vendin, survejon dhe skanon territorin për vatra.  Nga pamjet e mara prej tij në disa zona të vendit, shfaqen helikopterët teksa mbushin ujë për shuarjen e flakëve.

Emergjencat Civile raportojnë se rreth 1 mijë forca, 4 helikopterë dhe një avion Canadair italian janë aktualisht në operacione.

Ndërkohë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në Lukovë, forca zjarrfikëse dhe forca të ushtrisë janë në gatishmëri. Një helikopter operon nga ajri për shuarjen e flakëve. Aktualisht, nuk paraqitet rrezik për shtëpitë dhe zonat e banuara.

gijotina.com/

Etiketa: DukatKryesore1zjarret

Lajme të lidhura

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
Para
Si e konsolidoi mafia shqiptare praninë e saj në tregtinë e drogës në Amerikën Latine

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

Lexo më shumë
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com