GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vazhdon numërimi për zgjedhjet lokale në Kosovë, ja si u ndanë votat e Diasporës

19:34 - 24/10/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vazhdon numërimi për zgjedhjet  lokale në Kosovë, ja si u ndanë votat e Diasporës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga Diaspora për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Sipas të dhënave të publikuara votat e diasporës në Skenderaj, kanë shkuar më së shumti për kandidatin nga radhët e PDK’së, Fadil Nura, i cili ka siguruar 87 vota nga diaspora. Ndërsa, Bekim Jashari i cili ka udhëhequr me këtë komunë deri tani ka arritur të sigurojë 26 vota nga diaspora. Ndërsa  Sokol Haliti i IQS-së nuk ka marrë asnjë votë. Në  këtë kuadër, Fadil Nura i PDK-së do të jetë kryetari i ri i Skenderajt. Ai në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur ta fitoj pa balotazh Skenderajn, pasi  Nura ka marrë 57,99 për qind apo 12 mijë e 586 vota në total

Votat në Mitrovicën e Jugut

Në Mitrovicën e Jugut, kandidati i LVV-së për kryetar, Agim Bahtiri ka marrë më së shumë vota nga diaspora, plot 69, ndërsa  Bedri Hamza i PDK-së ka marrë 40 vota dhe kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli ka marrë 19 vota. Por Hamzën,  ka marrë shumicën e votave në total pasi nga numërimi i votave të rregullta ka arritur të fitojë pa balotazh, kështu ai do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Kryetari në ikje dhe kandidati i LVV-së për kryetar të kësaj komune, Agim Bahtiri humbi, duke marrë 34,40% të votave në total.

Shpërndarja në Lipjan

Ahmeti i LDK-së e mposht kandidatin e LVV-së në Lipjan edhe me vota të diasporës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti e ka fituar pa balotazh edhe një mandat në krye të kësaj komune. Përveç që ka marrë mbi 50% të votave të rregullta, për Ahmetin kanë shkuar edhe shumica e votave të diasporës në këtë komunë. Ai ka marrë 95 vota, 26 më shumë sesa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.  Përveç që ka marrë mbi 50% të votave të totalit , për Ahmetin kanë shkuar edhe shumica e votave të diasporës në këtë komunë. Ai ka marrë 95 vota, 26 më shumë se Rrustemi.

Votat e Diasporës në Junik

Në Junik janë numëruar mbi 800 vota të diasporës, ku LDK dhe AAK shkojnë në balotazh. Kështu, Rrustemi edhe për nga votat e diasporës radhitet pas Ahmetit, duke marrë 69 prej tyre. Hyzer Rizani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 7 vota nga diaspora. Nga rezultatet e përditësuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga votat e përgjithshme në Lipjan, Ahmeti ka marrë 56,45% të tyre.

Votat në Fushë Kosovë

Deri më tani votat e numëruar për Komunën e Fushë Kosovës kanë bërë që kandidati i LDK-së dhe kryetari aktual i kësaj komune, Burim Berisha qëndrojë ‘një fije’ nën 50% të votave. Rezultati nga këto vota i reduktoi atij mundësinë që ta fitojë edhe një mandat tjetër në udhëheqje të komunës qysh në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.  Shumica e 80 votave nga diaspora për Komunën e Fushë Kosovës i shkuan kandidatit të LVV-së, Enver Bajçinca.

Numërimi në Han të Elezit

Të dhënat e deri më tanishme tregojnë se, në Han të Elezit Partia Demokratike e Kosovës ka marrë shumicën absolute të votave. Në këtë komunë, nga 74 vota të diasporës PDK-ja mori 53 prej tyre. Kryetari aktual që edhe në këto zgjedhje kandidoi si i pavarur, Rufki Suma, mori 16 vota nga diaspora ndërsa Sherif Berisha i Vetëvendosjes mori vetëm tri prej tyre. Kujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që komuna e Hanit të Elezit të shkoj në rivotim.

Shpërndarja në Kamenicë

Votat e diasporës në komunën e Kamenicës kanë ngushtuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në mes Qëndron Kastratit të PSD-së dhe Kadri Rahimajt të VV-së.N ga 265 vota të diasporës, Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar shumicën prej tyre apo 168 duke lënë prapa Qëndron Kastratin e PSD-së i cili mori 63.

Etiketa: DiasporenumerimZgjedhje

Lajme të lidhura

Deutsche Welle jehonë demonstratës: Për tri orë u kërkua dorëheqja e Ramës dhe qeverinë teknike
Breaking Views

Deutsche Welle jehonë demonstratës: Për tri orë u kërkua dorëheqja e Ramës dhe qeverinë teknike

10:39 - 25/01/26
Pas protestës së 24 janarit, Rama “harron” akuzat për Ballukun: SPAK të hetojë “21 janarin”!
Breaking Views

Pas protestës së 24 janarit, Rama “harron” akuzat për Ballukun: SPAK të hetojë “21 janarin”!

10:25 - 25/01/26
The Mirror jehonë protestës: Akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku thellojnë krizën
Breaking Views

The Mirror jehonë protestës: Akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku thellojnë krizën

10:07 - 25/01/26
Para
Kriza energjetike, 137 raste vjedhjeje në 10 ditë, 39 të arrestuar, 26 në kërkim

Kriza energjetike, 137 raste vjedhjeje në 10 ditë, 39 të arrestuar, 26 në kërkim

TË FUNDIT

Deutsche Welle jehonë demonstratës: Për tri orë u kërkua dorëheqja e Ramës dhe qeverinë teknike
Breaking Views

Deutsche Welle jehonë demonstratës: Për tri orë u kërkua dorëheqja e Ramës dhe qeverinë teknike

10:39 - 25/01/26

Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01)...

Lexo më shumë
Pas protestës së 24 janarit, Rama “harron” akuzat për Ballukun: SPAK të hetojë “21 janarin”!

Pas protestës së 24 janarit, Rama “harron” akuzat për Ballukun: SPAK të hetojë “21 janarin”!

10:25 - 25/01/26
The Mirror jehonë protestës: Akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku thellojnë krizën

The Mirror jehonë protestës: Akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Balluku thellojnë krizën

10:07 - 25/01/26
“Më goditën në furgon dhe në komisariat”/ 34-vjeçari nga Berati denoncon dhunë policore pas protestës

“Më goditën në furgon dhe në komisariat”/ 34-vjeçari nga Berati denoncon dhunë policore pas protestës

09:53 - 25/01/26
Pas protestës së PD-së, Policia jep bilancin: 11 efektivë të plagosur, 17 të arrestuar

Pas protestës së PD-së, Policia jep bilancin: 11 efektivë të plagosur, 17 të arrestuar

09:32 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com