GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vazhdon rritja e temperaturave globale dhe emetimeve të karbonit

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vazhdon rritja e temperaturave globale dhe emetimeve të karbonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vala e të nxehtit gjatë verës së vitin 2021 përfshiu gjithë Evropën dhe kryesisht rajonin e Mesdheut. Shkencëtarët thonë se viti i kaluar ishte tejet i nxehtë.

Copernicus, programi i Bashkimit Evropian për monitorimin e klimës, ka publikuar një raport të ri ku tregon se viti i kaluar ishte ndër më të nxehtit në histori.

Vincent-Henri Peuch është Drejtor i Shërbimit të Monitorimit të Atmosferës Copernicus.

“Sipas renditjes sonë, 2021 ishte një vit shumë i nxehtë. Mban vendin e pestë”, thotë ai.

Gjatë shtatë viteve të fundit, vetëm 2015 dhe 2018 ishin të freskëta. Në përgjithësi, shtatë vitet e fundit janë gjithashtu shtatë vitet më të nxehta që nga fillimi i mbajtjes së regjistrimeve.

Në shkallë globale, viti 2021 shënoi një temperaturë 0.3 gradë Celsius më të lartë se temperaturat mesatare midis viteve 1991 dhe 2020.

Ky vit shënoi gjithashtu një rritje 1.1 deri 1.2 gradë mbi nivelet e para zhvillimit industrial, 1850-1900. Disa pjesë të botës shënuan ndryshime ekstreme të klimës thotë zoti Peuch.

“Dallime u vëren në Shtetet e Bashkuara dhe Kanda, me anomali të mëdha nxehtësie. Po ashtu edhe në Afrikën Veriore, Lindjen e Mesme. Anomali të temperaturave të ftohta u shënuan në pjesën perëndimore të Siberisë”, thekson ai.

Ndryshimi i klimës nuk do të thotë vetëm rritje e temperaturave të larta por dhe ndryshime të motit ekstrem, si përmbytjet shkatërrimtare që ndodhën në Gjermani dhe pjesë të tjera të Evropës gjatë verës së kaluar.

Nuk është për t’u habitur që shtatë vitet e fundit kanë shënuar rritjen e emetimeve të karbonit dhe për rrjedhojë edhe të temperaturave.

Shkencëtarët evropianë thonë se për vitin e dytë radhazi, ritmi i rritjes së metanit në atmosferë ishte sa dyfishi i nivelit normal. Një rritje vjetore rekord, thotë zoti Peuch.

“Gjatë një viti, përqendrimi i metanit në atmosferë është sa dyfishi i asaj që pritej. Jemi të shqetësuar sepse nuk e dimë se çfarë po ndodh, pasi metani është një gaz i rëndësishëm që shkakton efektin serë”, thotë Drejtori i Shërbimit të Monitorimit të Atmosferës Copernicus.

Jetëgjatësia e metanit në ajër është rreth 12 vjet ndërsa dioksidi i karbonit zgjat disa shekuj. Çdo molekulë metani strehon dhjetëra herë më shumë nxehtësi se molekulat e dioksidit të karbonit. Në ajër ka rreth 200 herë më shumë dioksid karboni sesa metan.

Agjenci të ndryshme botërore që studiojnë motin, që nga Evropa, Amerika dhe Mbretëria e Bashkuara, pajtohen se temperaturat globale janë rritur gjatë shekullit të fundit.

Profesori Richard Betts drejton Hulumtimet për Ndikimet Klimatike në Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar. Ai thotë se kërkimet tregojnë se pesë vitet e fundit kanë qënë më të nxehtat ndonjëherë. Ai thotë se fenomeni oqeanik dhe atmosferik i njohur si “La Nina” aktualisht po e ftoh planetin, por nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Aktualisht po kalojmë fazën ‘La Nina’ që është një fazë e ftohtë e ciklit ‘El Nino’ ndaj viti i kaluar nuk ishte më i nxheti i regjistruar, edhe pse nivelet e karbonit ishin më të lartat ndonjëherë. ‘La Nina’ e mbajti natyralisht të freskët vitin që kaloi, por kjo do të marrë fund. Është e rëndësishme të shikohen tendencat afatgjata dhe vitet e fundit kanë qënë më të ngrohta se më parë”, thotë profesori Richard Betts.

Zjarret në pyje, përmbytjet dhe vala e të nxehtit janë vetëm disa nga ngjarjet ekstreme të motit që mund të bëhen diçka e zakonshme ndërsa përshpejtohet ritmi i ndryshimeve klimatike. Ky ndryshim i klimës po ndikon tek jetët e njerëzve në mbarë botën pasi këto zhvillime po bëhen më të shpeshta dhe më intensive.//VOA

Etiketa: karbonngrohjezjarre

Lajme të lidhura

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Botë

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

09:13 - 27/10/26
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
Para
Eksperti: Sistemi bonus-malus po dështon, shkak keqorganizimi

Regjistrimi i automjeteve për herë të parë, Rama jep lajmin e rëndësishëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në mbështetje të protestave në Tiranë, vijon bojkoti i studentëve të universitetit ‘Fan Noli’ Korçë
Aktualitet

Në mbështetje të protestave në Tiranë, vijon bojkoti i studentëve të universitetit ‘Fan Noli’ Korçë

10:51 - 27/10/26

Prej ditësh studentët e Korçës kanë bojkotuar mësimin duke braktisur auditoret e Universitetit ‘Fan Noli’. Fillimisht në ditët e para...

Lexo më shumë
U lëndua në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

U lëndua në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

10:45 - 27/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

Kandidati për President në Austri apel Ramës: Mos derdh asnjë pikë gjaku të shqiptarëve për të qëndruar në pushtet

10:23 - 27/10/26
“S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë”, deputetët e PD vijojnë bojkotin e komisioneve parlamentare

“S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë”, deputetët e PD vijojnë bojkotin e komisioneve parlamentare

10:10 - 27/10/26
E rëndë në Fier, dy persona i japin fund jetës duke u vetëvarur

Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet ish-juristi i Kadastrës së Fierit (Emri)

09:58 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com