GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Malin e Tomorrit, zjarrfikësit dhe banorë ‘në luftë’ me flakët

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vazhdon të jetë aktiv zjarri në Malin e Tomorrit, zjarrfikësit dhe banorë ‘në luftë’ me flakët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijon prej 9-ditësh zjarri në Malin e Tomorrit. Temperaturat e larta dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet, duke krijuar vatra të reja, ndërkohë që në shumë zona raportohet se shumë vatra zjarri janë drejt neutralizimit të plotë dhe po monitorohen me kujdes që të mos riaktivizohen.

Në ndihmë të punonjësve të ADZM-së janë prej 1-javë rreth 25 forca të ushtrisë dhe banorë të fshatrave përreth Tomorrit, ndërkohë që janë kryer edhe hedhje uji me helikopter nga ajri. Duke qenë se terreni është i vështirë dhe mjetet e kanë të pamundur futjen në zonë, zjarri është duke u fikur vetëm me forca njerëzore dhe mjete rrethanore. Burimet zyrtare nga ADZM Berat konfirmojnë se deri më tani janë djegur rreth 23 hektar pyll me pisha si dhe janë djegur disa vendbanime të kafshëve të egra dhe shumë fole zogjsh.

Në lidhje me situatën në ditën e nëntë të zjarrit në Malin e Tomorrit flet Drejtori i ADZM Berat, Fatos Nako. “Në zonën jugore ku kishte vatra të shumta zjarri, falë punës së punonjësve të ADZM-së Berat, forcave të ushtrisë dhe banorëve të zonës është punuar për eliminimin e kësaj vatre që është pothuajse në fazën e izolimit. Kjo vatër që po shkon drejt izolimit do të jetë në monitorim të vazhdueshëm edhe në ditët në vijim derisa të kryhet shuarja e plotë e saj.

Zona veriore dhe perëndimore, që kanë qenë prej dy ditësh të izoluara, janë nën monitorim nga forcat e ADZM-së pasi dihet që terreni i vështirë, temperaturat e larta, era e fortë dhe mungesa e reshjeve krijon premisa që në çdo moment zjarri të riaktivizohet. Puna për shuarjen e plotë të zjarrit në Malin e Tomorrit do të vijojë edhe për shumë ditë të tjera, deri në izolimin e plotë të rrezikut të riaktivizimit”, -ka thënë Fatos Nako.

Etiketa: flakeZjarr

Lajme të lidhura

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave
Aktualitet

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Para
Gramoz Ruçi tërheq vendimin para largimit nga politika, u rihap dyert gazetarëve në komisionet parlamentare

Gramoz Ruçi tërheq vendimin para largimit nga politika, u rihap dyert gazetarëve në komisionet parlamentare

TË FUNDIT

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon
Aktualitet

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas njoftimit të ministres...

Lexo më shumë
Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

14:19 - 11/11/26
Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

14:03 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

13:39 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com