GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 12-vjeçarit në duart e bluzave të bardha/ Protestë para MSH, familjarët: Djalin e vranë mjekët

17:47 - 18/02/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e 12-vjeçarit në duart e bluzave të bardha/ Protestë para MSH, familjarët: Djalin e vranë mjekët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një protestë është zhvilluar përpara ministrisë së Shëndetësisë, me qytetarë që kanë kërkuar drejtësi për Leo Sadikun, 12-vjeçarin i cili humbi jetën në spital.

E motra e tij hodhi akuza ndaj mjekëve për vdekjen e vëllait.

“Si pasojë e disa mjekëve të papengueshëm vëllai im ndërro jetë, disa mjeke që nuk ditën të lexojnë analizat. Disa mjekë që enden nëpër spitale dhe vazhdojnë jetën të lirë, ndërkohë që vëllai im është nën dhe. Nuk mund t’ja fal këtë gjë Shqipërisë, nuk mund t’ja fal kurrë që mjekësia shqiptare më vrau vëllain”, tha Anastasia.

“Unë nuk do ta ndalemi derisa të gjej drejtësi për vëllain tim. Mjekësia nuk bëri asgjë. Vëllait tim nuk i është bërë asnjë ekzaminim nga QSUT dhe ata dalin me diagnoza që nuk i kanë verifikuar, i vendosin diagnozë vëllait tim kur nuk i kanë bërë një eko zemre. Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Ku është ky shtet dhe kjo ministri? Pse nuk ka marrë asnjë masë për vëllain tim. Prej 42 ditësh familja ime është në zi dhe këta enden të lirë. Derisa të kem frymë do luftoj për drejtësinë e vëllait tim. Ata e vranë Leon”, tha motra e 12 vjecarit”, shtoi.

Nëna e 12-vjeçarit, Roveta u shpreh se nuk do të heqë dorë nga marrja e drejtësisë për djalin e saj që vdiq në spital. Sipas Rovetës, rasti i djalit të saj është neglizhuar nga bluzat e bardha të Korçës e më pas edhe nga ato të QSUT, ku erdhi urgjencë.

“Unë jam mami i Leos dhe për Leon tim do luftoj deri në fundin e ditës sime të jetës. Ishte plot me endrra që ja ndërpretë jetën në mes. Ishte trim i vogël, luftoi shumë për jetën e tij, për një palo mjeke, që e ka emrin Jorgji, e ka lënë në mëshirë të fatit djalin tim. E ka lënë 7 orë duke vjellë, vetëm me një serum me ujë. Vetëm ma futën djalin në dhe, a ke fëmijë ti, mban përgjegjësi për atë që më ke bërë mua? Ti palo mjeke e të tjerë të Tiranës, nuk e dini çfarë krimi keni bërë, çfarë fëmije keni vrarë?! Nuk e solla Leon në Tiranë për të ma vrarë, e kur po jepte shpirt në krahët e dajës së tij, atëherë kutjohet palo Jorgji, dhe kur leo ishte në fund, eja më tha. Iku pa pikën e humanizmit e turpit. Ministria ku është, çfarë fëmijësh përkëdhel ti, kur ma përkedhele Leon tim, ma dogje djalin, ma përvëluat djalin”, tha ajo.

E motra dhe e ëma e 12-vjeçarit

“Prokuroria të mos e neglizhojë rastin e Leos, jam e gatshme për çdo gjë për Leon tim, e kam rritur me sakrifica të mëdha. Prokuropria t’i përshpejtojë këkesat që kemi bërë, jam një nënë e përvëluar, m’u përvëlua shpirti që ka ikur me Leon tim, me të vocklin tim…Ajo palo doktoreshë tha s’ka gjë, Leos i nxiheshin duart e ajo i thoshte e ka nga të ftohtët. E paaftë, ia them edhe në sy këto gjëra. Vishni rrobat e bardha kur si meritojnë. Me lekë i keni veshur ato rroba të bardha? Pres që drejtësia të vendosë për Leon, mami do vendosë vetë drejtësi për Leon e vet. Do luftojë për Leon e s’do lodhem kurrë, ia kam premtuar deri në momentin e fundit“, shtoi.

12-vjeçari nga Maliqi ndërroi jetë orët e para të 8 Janarit 2025, në spitalin Pediatrik të Tiranës.

QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie.

Më herët, në një emision televiziv, motra e të miturit ka treguar se mjekët në Shqipëri pretenduan se i mituri kishte virozë, ndërkohë që bluzat e bardha në Greqi, Itali e Gjermani kanë konfirmuar se bëhej fjalë për “infeksion bakterial”. Sipas Anastasias, Leo nuk kishte pasur asnjëherë më parë probleme me shëndetin e se madje luante edhe futboll.

Lexo edhe:

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, rrëfimi i motrës: Si e neglizhuan mjekët, dua drejtësi

 

Etiketa: Kryesore1Leo Sadikuproteste

Lajme të lidhura

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Tre muaj nga vrasja e Martin Canit, protestë para shkollës “Fan Noli”

Tre muaj nga vrasja e Martin Canit, protestë para shkollës “Fan Noli”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com