GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, sekuestrohen pamjet filmike në klinikë. Çfarë pritet

15:59 - 06/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nipi im shkoi te ajo klinikë, iu desh 5 orë të zgjohej”, Pitarka mes lotësh: Si nuk e denoncova…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi hetimor që po heton rastin e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar, pak ditë pas një ndërhyrjeje dentare në një klinikë private, ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë në këtë klinikë.

Sipas raportimeve, veprimet hetimore lidhur me rastin vijojnë, ndërkohë që pasditen e sotme në klinikën private ka shkuar grupi hetimor për të kqyrur kamerat e sigurisë, veçanërisht ato të ambienteve të brendshme.

Pritet që pamjet filmike tw hedhin mw shumw dritë mbi ngjarjen, por ato mbeten edhe një provë e rwndwsishme sa i takon detajeve qw janw artikuluar nga të afërmit e 3-vjeçarit apo reagimi i mjekut.

Brian Spahiu, fëmija 3 vjeç, humbi jetën në pavionin e pediatrisë, atje ku u çua me urgjencë nga prindërit e tij, pak orë pas përfundimit të ndërhyrjes dentare.

Familjarët e vogëlushit akuzojnë mjekët e klinmikës dentare jo vetëm për pakujdesi por edhe për fshehje të ngjarjes.

Guri Spahiu, gjyshi i tre vjecarit, që humbi jetën ditën e tretë pas ndërhyrjes në gojë për rregullimin e dhëmbëve në klinikën dentare “Splendent” në Rrugën e Kavajës në Tiranës, e cila ndodhet brenda Spitalit të Zemrës, gjithashtu privat nën drejtimin e dr. Roland Xhaxho anestezist dhe kardiolog, tregon gjithcka ndodhi para syve të tyre një javë më parë.

“Djalin e morëm në gjendje të rënduar, vetëm njëherë i hapi sytë, infermierët na thanë që është më se normale që të ishte në këtë gjendje për shkak të narkozës. Ne nuk marrim vesh dhe iu besuam. E sollëm djalin në shtëpi dhe na dhanë një ilaç, na thanë që mund të kishte pak temperaturë” tregoi më tej daja i vogëlushit.

Edhe në shtëpi Brian 3-vjeç nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.

Djali u bë akull u zverdh. Nuk na e hapi fare telefononin që të merrnim një informacion për të. Doktoratë e çuan në intubim se është në djali na thanë në gjendje të rëndë. Vazhduan duke hequr narkozën” vijon gjyshi i Brianit.

Familjarët kanë bindje që fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze.

“Ditën e dytë na erdhën të gjithë mjekët thirrën edhe Roland Xhaxhon. Vajza e tij është dentiste, kurse ky është mjeku që jep narkozën. Në prezencë të tyre u thash mjekëve se shkaktar për këtë gjendje të djalit është ky. Djali im nuk kishte probleme. Atë e kanë marrë doktorët e spitalit, kanë ndenjur aty kanë filluar problemet. Mjekët na kanë dhënë këtë informacion se shkak është narkoza e tepërt. Ky ishte veprimi që bënë të gjithë mjekët. O burra thanë të heqim narkozën e tepërt” tregon gjyshi.

Mjeku ka dalë me një deklaratë për shtyp përmes të cilës thotë se fëmija kreu në klinikë procedurat dentare nën anestezi të përgjithshme. Për këtë pretendon se ka sqaruar prindërit të cilët kanë firmosur edhe konsensusin. Kjo mënyrë e trajtimit sipas tij u zgjodh si pasojë e një defekti në zemër që kishe djali i mitur. Sipas mjekut, procedura ka qenë e zakonshme, rutinë sipas të gjitha protokolleve dhe pa asnjë problematikë të veçantë. Ndërkaq pretendon se 3 vjeçari kur ka dalë nga klinika ka qenë zgjuar në krahët e të atit.

Familja Spahiu e denoncoi ngjarjen në komisariatin nr 4. Rasti në ngarkim të mjekut Roland Xhaxhos, është referuar në prokurori për veprën penale “neglizhencë në mjekim.” Në hetim është edhe mjekja Ina Xhaxho. Po ashtu mësohet se Urdhri i Stamatologut ka nisur verifikimet për këtë rast.

Etiketa: brian spahiuKryesore1PamjetPolicia

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Gërvalla: Serbia sillet si një mini Rusi, s’ka dialog pa vendosur…

Gërvalla: Serbia sillet si një mini Rusi, s’ka dialog pa vendosur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com