GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve rusë, zbulohet pista e re e hetimit dhe priten arrestime

16:07 - 17/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e 4 turistëve rusë, zbulohet pista e re e hetimit dhe priten arrestime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë marrë një tjetër rrjedhë hetimet për ngjarjen e rëndë ku u gjetën të pajetë 4 turistët rusë. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkaku i vdekjes së tyre duket se është klori me të cilin u pastrua pishina. Ditën kur ngjarja ndodhi, është bërë dhe dezinfektimi i pishinës ku u gjetën të pajetë  Natalia Burenkova, Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe Nikita Belousov.
Policia ka marrë në pyetje punonjësen e hotelit, e cila ka pohuar se pishina dimërore kishte qenë e mbyllur dhe është hapur vetëm pas kërkesës së turistëve rusë. Mëngjesin e ditës së premte u bë dhe pastrimi i saj, për tu vendosur në dispozicion të tyre.
Hetuesit kanë dyshime se është përdorur sasi e madhe klori e cila ka shkaktuar asfiksinë e rusëve.  Pas përgjigjes së ekspertizës mjeko-ligjore në ditët në vijim, do të lëshohen urdhër-arrestet për personat përgjegjës.

Pasi u bë marrja e kampionëve në trupat e viktimave, fillimisht u dyshua se shkaku i vdekjes ishte droga, bëhet me dije se në ambientet ku ata qëndronin nuk kishte lëndë narkotike, por vetëm disa shishe birre.  

Vdekja misterioze e 4 turistëve në Qerret po hetohet edhe nga rusët

Policia shqiptare ka vendosur që për zbardhjen e vdekjes së katër rusëve mbrëmjen e së premtes, përveç hetuesve shqiptarë, gjatë hetimeve të jenë të pranishëm edhe ata rusë. Madje, grupi hetimor shqiptar mësohet të ketë bërë kërkesë që rusët të japin ndihmën e tyre dhe të jenë në kontakt me çdo veprim hetimor për zbardhjen e kësaj tragjedie.
Pas kësaj kërkese, oficerët e ambasadës ruse, që ndodhen në vendin tonë janë duke marrë informacion në kohë reale, por edhe ndihmuar hetuesit shqiptar. Gjatë gjithë ditës së djeshme është kryer ekspertiza mjeko-ligjore e katër trupave të pajetë pranë Mjekësisë Ligjore, me qëllim për të zbardhur çdo dyshim të mundshëm për këtë ngjarje kriminale.
Të pranishëm në këtë proces ishin edhe përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë. Tashmë pritet që këtë të hënë mjekësia ligjore të dalë me një përgjigje zyrtare për shkakun që solli vdekjen e 4 pjesëtarëve të familjes ruse dhe të shuajë të gjithë dyshimet e hetuesve. Ndërkohë që në laborator janë dërguar edhe disa mostra të pishinës dhe SPA-së, ku do kryhen edhe analizat bakteriologjike, të ambienteve të hotelit dhe ujit të pishinës dimërore.
Dy bashkëshortët Natalia dhe Sergei Burenkova, 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina, si dhe partneri i saj Nikita u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit.
Viktimat ishin pjesë e një grupi turistësh që kishin ardhur në vendin tonë prej një jave me pushime në zonën e plazhit të Qerretit në Kavajë.
Ditën e ngjarjes ata kishin vizituar qytetin turistik të Ohrit në Maqedoni e Veriut dhe ishin kthyer rreth orës 20:00 në hotelin ku ishin vendosur në Qerret, ku edhe humbën jetën tragjikisht.

Etiketa: kloriRuseturistetViktima

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital
Breaking Views

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…
Breaking Views

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Para
Vuçiç mesazh serbëve për zgjedhjet lokale në Kosovë

Vuçiç: Perëndimi të mos mbështesë veprimet e Prishtinës

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com