GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës nga rryma elektrike, PD: Vrasje shtetërore! Prokuroria të nisë hetimet

13:51 - 16/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës nga rryma elektrike, PD: Vrasje shtetërore! Prokuroria të nisë hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja e Marrëdhënieve me publikun nga Partia Demokratike në Durrës, Viola Kapidani ka reaguar për vdekjen 43-vjeçarit Bardhyl Kaloshit më 11 shtator. Bardhyl Kaloshi ndërroi jetë pasi preku shtyllën e ndriçimit në rrugë dhe për pasojë ra në kontakt me rrymën elektrike.

Kapidani për mediat i ka bërë thirrje institucioneve për të reaguar për rastin në fjalë, duke risjellë dhe njëherë në vëmendje ngjarjen e ndodhur në vitin 2015 ku një 15-vjeçar ndërroi jetë po në të njëjtën formë.

Demokratja është shprehur e vdekja e 43-vjeçarit erdhi si pasojë e mosfunksionimit të shtetit dhe organeve përkatëse, ndërsa i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për ngjarjen.

“Ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin tonë, ku humbi jetën tragjikisht 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, babai i tre fëmijëve, ka tronditur çdo qytetar të Durrësit. Humbja e jetës së tij nuk është një aksident i rastësishëm. Është një vrasje shtetërore, një krim institucional, i shkaktuar nga shpërfillja dhe papërgjegjshmëria e institucioneve.

Shtyllat elektrike janë pronë e shtetit. Banorët e zonës kishin ditë të tëra që kishin denoncuar rrezikun e shtyllës me qark elektrik. Por asgjë nuk u bë. Kjo tragjedi ndodhi në një kohë kur qytetarët e Durrësit po vuanin pasojat e përmbytjeve, dhe mbi dhimbjen e tyre u shtua edhe kjo humbje e rëndë.

Ky nuk është një rast i izoluar. Në vitin 2015, një adoleshent vetëm 15 vjeç humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Historia po përsëritet, viktimat shtohen, por shteti nuk reagon.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë reaguar që në momentin e parë, duke ngritur zërin për këte krim shtetëror. Ky është një denoncim i radhës, sepse për fat të keq kjo nuk është një ngjarje e izoluar, por një dramë e përsëritur që tregon qartë degradimin institucional.

Ndërkohë, deri në këtë moment, nuk kemi parë asnjë reagim nga Bashkia Durrës, kryetarja Emirjana Sako, apo OSHEE. Heshtja e tyre është tregues i qartë i papërgjegjshmërisë dhe i bashkëfajësisë institucionale.

Partia Demokratike Dega Durrës i bën thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet. Përgjegjësia politike bie mbi kryeministrin Edi Rama, ministren Belinda Balluku dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako. Askush nuk mund të fshihet pas heshtjes.

Ne kërkojmë drejtësi për Bardhyl Kaloshin dhe familjen e tij. Kjo tragjedi nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi. Jeta e qytetarëve nuk mund të jetë më viktimë e paaftësisë dhe shpërfilljes së shtetit”, tha ajo.

Bardhyl Kaloshi ndërroi jetë më 11 shtator në Durrës pasi preku shtyllën e ndriçimit dhe për pasojë ra në kontakt me rrymën elektrike. Po atë ditë, Durrësi u përmbyt nga reshjet e dendura të shiut.

Etiketa: DurrësPD

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Para
Berisha-socialistëve nga Kuvendi: Ju përbëni rrezik për Shqipërinë dhe Europën, vendin e keni në burg

Berisha-socialistëve nga Kuvendi: Ju përbëni rrezik për Shqipërinë dhe Europën, vendin e keni në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com