GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e çiftit në Dropull/ Lirohen të shoqëruarit, vazhdojnë hetimet për autorët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çifti u gjet pa jetë në Dropull/ Policia nis hetimin në tjetër pistë, shoqëron tre persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosta dhe Kleoniqi Ilia u përcollën në banesën e fundit të premten e zezë të pashkës duke marrë me vete të vërtetën e vdekjes së tyre.

Në kishën e vogël të fshatit Bodrisht të Dropullit ceremonia mortore e çiftit pa fëmijë u ndoq vetëm nga pak njerëz, të afërm e fqinj.

Asnjë prej tyre nuk pranoi të flasë për vdekjen e të moshurave por të pyetur jashtë kameras përjashtojnë mundësinë që çifti të ketë pasur konflikte që mund të çonin në vrasjen e njëri tjetrit.

Ngjarja mbetet e mbuluar me mister.

Rrethanat janë ende të paqarta edhe pse policia në komisariat prej të enjtës ka shoqëruar mbi 10 persona.

Kanë qënë banorë të fshatit Bodrisht të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Fillimisht u dyshua për një grabitje, nga persona të afërt me çiftin, por në njoftimin zyrtar policia that e enjten se nuk janë konstatuar dyer apo dritare të thyera ndërsa në brendësi të banesës nuk ka patur çrregullime të orendive.

Edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune mëngjesin e të enjtes nga fqinjët e tyre.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë, ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja, po me shenja dhune në trup.

Sipas policisë, të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore, por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Misteri i vdekjes së të moshurëve pritet të zbardhet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Etiketa: dropullhetime

Lajme të lidhura

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Para
Ironizon Açka: Gjinushi në bahçen e pjeshkëve…

Açka-Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com