GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vdekja e Duamenës, ç’do të ndodhë me sfidën Egnatia-Partizani

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e Duamenës, ç’do të ndodhë me sfidën Egnatia-Partizani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Egnatia-Partizani ishte programuar si ndeshja hapëse e javës së 13-të të Kategorisë Superiore dhe si e tillë nisi. Por tragjedia e Rafel Duamenës bëri që takimi i nisur më 11 nëntor në Rrogozhinë në orën 13:30, të ndërpritej në minutën e 24-t.

Kjo minutë përkon me momentin fatkeq të sulmuesit 28- vjeçar të Egnatias, i cili pësoi arrest kardiak në fushë dhe në fund nuk arriti që të mbijetonte. Pas pezullimit të ndeshjes Egnatia-Partizani, FSHF-ja më pas anuloi të gjitha aktivitet që ishin planifikuar për fundjavën, ku përjashtim bënë vetëm takimet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, që kishin startuar në njëjtin orar me Egnatia-Partizani, 13:30, dhe që përfunduan normalisht.

“Panorama Sport” ka mësuar se, pas ndërprerjes së ardhur nga angazhimet e kombëtareve, Kategoria Superiore do të nisë sërish me agjendën e javës së 13-të që u shty pas tragjedisë së Rafael Duamenës.

PROTOKOLLI I EGNATIA-PARTIZANI

Takimi i nisur më 11 nëntor mes Egnatias dhe Partizanit, që u ndërpre në minutën e 24-t, do të vazhdojë pikërisht aty ku u la.

“Panorama Sport” ka mësuar se ky takim do të vazhdojë më 23 nëntor, me të njëjtin protokoll të formuluar të shtunën e kaluar. Pra, i bie që në fushë do të hyjnë të njëjtët futbollistë që ishin kur u ndërpre sfida.

Madje, kur i ndjeri Duamena u transportua me ambulancë drejt spitalit të Kavajës me shpresën se do të mbijetonte, në fushë sulmuesi u zëvendësua me Isgandarli. Ky zëvendësim u krye kur kronometri tregonte minutën e 32-të, por ndeshja nuk nisi, pasi lojtarët kishin kërkuar që të mos nisnin lojën pa mësuar fatin e Rafael Duamenës.

Gjithsesi, në ditët në vijim mbetet për të parë se çfarë mund të ndodhë me protokollin e ndeshjes, pasi nëse gjatë kësaj ndërprerje ndonjë nga titullarët pëson dëmtim apo sëmuret, i bie që duhet zëvendësuar, por duhet përcaktuar mënyra se si mund të veprohet, zëvendësim i dakordësuar, ose i regjistruar si ndërrim në protokoll duke konsumuar një mundësi.

Rifillimi i takimit Egnatia-Partizani i bie që të nisë nga minuta e 25-të dhe me rezultat 1-1, ku në minutën e 11-të shënoi Malota për Egnatian dhe në të 13-ën Bintsuka barazoi shifrat.

Skuadra e trajnerit Arbër Abilalaiaj 24 minutat e para të ndeshjes në Rrogozhinë, i luajti me këtë formacion: Hoxha, Murataj, Preka, Bytyçi, Buxhelaj, Mehmeti, Rrapaj, Maget, Taipi, Cara, Bintsuka.

Etiketa: sfida Egnatia-Partizani

Lajme të lidhura

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Para
VOA: Gjykata Europiane, dyshime se autoritetet shqiptare devijuan hetimet e 21 Janarit

VOA: Gjykata Europiane, dyshime se autoritetet shqiptare devijuan hetimet e 21 Janarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com