GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e Enea Themollarit pas tritolit në Elbasan, fqinjët: I pafajshëm, mbante prindërit e sëmurë

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Tre muaj në luftë për jetën! Ky është Enea Themollari, viktimë e tritolit që iu vu fqinjeve të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vdekja tragjike e 29-vjeçarit Enea Themollari ka shkaktuar një valë trishtimi dhe dhimbjeje në Elbasan, duke tronditur thellë komunitetin lokal. Enea, i cili ishte një viktimë e pafajshme e shpërthimit të tritolit më 14 korrik 2024, ndërroi jetë pas tre muajsh luftë për jetën në Spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të rënda në kokë.

Fqinji i tij, në një intervistë për mediat, theksoi se është e papranueshme që një ngjarje e tillë mund të ndodhë në shtëpinë e dikujt, ku ai duhet të ndihet i sigurt.

Fqinji tha se Enea ishte i vetmi që punonte në familje, duke mbajtur dhe dy prindërit e sëmurë.

“Shumë djalë i mirë, i veçantë nga të tjerët, nuk ka pasur fjalë. Është e pabesueshme. Tre muaj në gjendje kome. As e mendonim të ndodhte një gjë e tillë. Dhimbje e madhe, jo vetëm për familjen, por dhe për ne gjithë lagjen. I ati sakat, e ëma e sëmurë, ai punonte dhe mbante gjithë shtëpinë. Katastrofë e madhe për ta. Për çfarë arsye të ikë ky djalë? Ku është shteti, çfarë po bën? I pafajshëm, pa asnjë lloj arsyeje, në shtëpinë e vet. Ka gjë më të rëndë se të jesh në shtëpinë tënde dhe të ikësh? E pabesueshme!”, tha fqinji.

Ndërkohë edhe fqinjët e tjerë e përshkruajnë 29-vjeçarin si “një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij”.

LEXO EDHE:

U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë fqinji Enea Themollari

Etiketa: Enea Themollari

Lajme të lidhura

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë
Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26
Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës
Aktualitet

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26
Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive
Aktualitet

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26
Para
VIDEO-FOTO/ Reshjet përmbytin rrugët në Lezhë

VIDEO-FOTO/ Reshjet përmbytin rrugët në Lezhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë
Aktualitet

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26

ërdorimi i gazit lotsjellës nga policia gjatë protestës së 12-të studentore në Tiranë nuk është kursyer as pranë Xhamisë së...

Lexo më shumë
Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26
Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

19:20 - 24/10/26
Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

Pamje të rënda nga protesta, i riu me gjakderdhje në sy pas goditjes me plumb gome

19:10 - 24/10/26
Protestuesit shënjestrojnë selinë e PS, të rinjtë i hedhin fishekzjarrë! Policia mbron godinën

Protestuesit shënjestrojnë selinë e PS, të rinjtë i hedhin fishekzjarrë! Policia mbron godinën

18:40 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com