GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e futbollistit Dwamena, Mjeku Sinamati: Të hetohet si vrasje

14:33 - 12/11/23
në Aktualitet, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e futbollistit Dwamena, Mjeku Sinamati: Të hetohet si vrasje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku Admi Sinamati ka reaguar në lidhje me vdekjen e futbollistit të Egnatias në fushën e lojës. Sinamati ngre disa pyetje në lidhje me aktivizimin e lojtarit kur thuhet se ka patur probleme shëndetësore.

Sipas mjekut ligjor, vdekja në fushën e blertë e kapitenit të ‘Egnatia’ futbollistit ganez Rafael Dwamena nuk duhet të trajtohet si aksident apo vdekje e papritur por si një vrasje.

Reagimi

Vdekja në fushën e blertë e kapitenit të ‘Egnatia’ futbollistit ganez Rafael Dwamena nuk duhet të trajtohet si aksident apo vdekje e papritur por si një vrasje.

Ai u diagnostikua me një sëmundje të zemrës në vitin 2017, ndaj në Janar të vitit 2020, ndërsa ishte i federuar në Levante UD, atij iu implantua një kardioverter-defibrilator i implantueshëm (ICD) përmes operacionit, i cili i mundëson të sëmurëve të tillë vazhdimin e jetës normale por duke shmangur mbingarkesën fizike dhe kontrollin e vazhdueshëm të funksionit të kësaj paisje mjekësore të implantuar.

Në tetor 2020, pas konsultës së mjekëve, ICD tregoi parametra kardiakë të cilat u konsideruan shumë të paqëndrueshme dhe si rezultat klubi i tij në atë kohë(Vejle Boldklub), e tërhoqi atë nga aktivitetet e ekipit.

Në tetor 2021, në ndeshjen e Kupës së Austrisë gjatë pjesës së parë të lojës së Blau-Weiss Linz kundër Hartberg, Dwamena u rrëzua në fushë dhe vetëm pas ndihmës së shpejtë dhe stabilizimit të aparatit ICD, ai vazhdoi jetën por jo lojën, pasi ekipi i tij nuk e aktivizoi kurrë më.

Lind pyetja: A ka klubi i ‘Egnatia’ një raport mjekësor në dosjen e Dwamena-s, dhe nëse po, kush është ekipi i mjekëve që i ka dhënë ‘OK’ skllavërisë së këtij fatkeqi?

Kush është ai mjek që ka firmosur për së gjalli skedë e vdekjes së kapitenit rrogozhinas nga Gana duke e bërë atë fizikisht të aftë për futboll?!

Përtej ngushëllimeve, keqardhjes, dhe solidaritetit me familjen e të ndjerit, kolegët apo tifozët e Rrogozhinës; Federata Shqiptare e Futbollit nëse nuk e ndjen veten fajtore duhet të gjejë përgjegjësit e kësaj vdekjeje të paralajmëruar në mes të fushës dhe përpara mijëra syve të sportdashësve.

Futbolli është dhe duhet të jetë sport e jo skllavëri!

 

Etiketa: futbollistsinamatiVrasje

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Detajet/ “Pse nuk pajtohesh me Talon”, biseda që prishi paktin për vrasje Dumani-Çapja

Detajet/ "Pse nuk pajtohesh me Talon", biseda që prishi paktin për vrasje Dumani-Çapja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com