GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e Joy-t, Berisha: Vrasësi ‘fle’ në qeveri

21:04 - 26/02/23
në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Qeveria vodhi 122 miliard lekë në vit të shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, Joy Ayoko, që u dhunua barbarisht dhe u hodh nga ballkoni i shtëpisë ku jetonte në Tiranë, vijon të jetë kryefjala e mediave.

Misteri që mbulon ngjarjen ende nuk është zgjidhur, ndërsa fakti që i dyshuari kryesor për vrasjen u mor në pyetje 6 muaj pas krimit është dëshmi e zvarritjes së hetimeve dhe e trajtimit të viktimës si një qytetare e dorës së dytë.

Gjithçka në historinë e vdekjes së vajzës keniane duket se ka ndodhur me vonesë. Trupi i saj, në grahmat e fundit të jetës u gjet me vonesë. I dyshuari kryesor për ngjarjen u mor në pyetje me vonesë. Drama e Xhoi Ayoko, u publikua me vonesë në media, pikërisht sepse policia e mbajti të fshehtë historinë e saj.

Nisur nga këto, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur dyshime se pas kësaj historie qëndrojnë njerëz me pushtet, reputacioni i të cilëve mund të cënohet.

Gjatë një takimi me strukturat drejtuese të degëve në Tiranë, Berisha shprehet se vrasësi i të resë është në qeveri, teksa akuzon se ngjarja mbulohet nga kryeministri Edi Rama.

Berisha: “Nuk po ndalem në zinxhirin e pafund të vendimeve politike gjyqësore. Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë. Klani Rama është klani më i rrezikshëm mafioz i Europës. Revolucioni është jetik…”

Kujtojmë se që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, pasi u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë, për tu transferuar më pas drejt Kenias ku dhe ndërroi jetë.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendon se janë në ndjekje të autorëve. Ende nuk dihet se kush kërkon të fshehë të vërteta mbi ngjarjen.

Etiketa: Joy AyokoKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Stuhia e erës përplas tragetin me bankinën në Durrës

Stuhia e erës përplas tragetin me bankinën në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com