GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e Myftarajt/ Avokati: Pashë vendin e ngjarjes, e pamundur të jetë vetëhedhur nga ballkoni

18:25 - 08/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja e Myftarajt/ Avokati: Pashë vendin e ngjarjes, e pamundur të jetë vetëhedhur nga ballkoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati, Kastriot Frashëri ka folur lidhur me vetëvrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj, dy ditë më parë. Frashëri i ftuar në Fax News, tha se nuk besonte se kjo ishte një vetëvrasje duke shtuar se Myftaraj nuk vuante nga depresioni.

Më tej ai ka zbuluar detaje të reja pasi mbërriti në shtëpinë e të ndjerit, ku tha se pas ekzaminimit të vendit nga ku supozohej të ishte vetëhedhur, rezultonte e pamundur të kishte ndodhur diçka e tillë pas përmasat e tij trupore nuk ia lejonin këtë.

Mes të tjerash, avokati rrëfeu edhe bisedën me nënën e gazetarit të ndjerën për të cilën tha se e kishte ndjerë se diçka nuk shkonte.

“Unë si një njeri që e njoh gjatë prej dy dekadash, miku im iku në mënyrën më të pamerituar nga kjo botë. Sepse një njeri i madh siç ishte ai, i kishte bërë përmendore vetes prandaj edhe miqtë i kishte të shumtë. Kastrioti kishte edhe admirim të veçantë nga njerëzit për shkak të temave që guxonte të trajtonte pasi edhe një pjesë e madhe e tyre binte ndesh me interesa të mëdha. Unë nuk mendoj se e bëri Kastrioti diçka të tillë. Unë jam një nga njerëzit e parë që kam shkuar në familjen e tij. E ëma nuk dinte asgjë, dera ishte lënë hapur. Policia kishte marrë informacionet e neviojshme dhe për ta qetësuar i kishin thënë se Kastrioti u kishte kërkuar ndihmë dhe e kishin dërguar në ambulancë për të bërë disa ekzaminime. Duke përfituar nga prania e oficerëve aty, unë kam dhënë një deklarim aty që kjo nuk është një vetëvrasje. Nuk mund të hidhej ai, kush e njihte e di se nuk mund ta bënte. Nuk është çështje depresioni kjo. Prandaj edhe në cilësinë e një avokati kam kërkuar zyrtarisht që kushdo që ka dijeni për këtë çështje duhet t’i referojë në organet kompetente. Si njeri i fjalës publike, guximi i tij që ishte i tepruar në një vend si i yni, e bënte akoma më të ekspozuar. Në momentin që lajmi mori dhenë, unë gati u ktheva në një “call center” pasi pata telefonata të shumta ku jepja shpjegime njerëzve të shumtë që u interesuan. Kur shkova tek nëna e tij e gënjeva që erdha të takoj Kastriotin i thashë. Ajo më tha se kishte ardhur policia dhe ndihej e shqetësuar dhe tha se ishte këputur edhe teli i rrobave, mos ka ardhur ndonjë njeri tha. E ndjente zemra e saj. Me instiktin e një njeriut të ligjit shkova të shihja edhe vendin, kur pashë ballkonin e kuptovs se aty nuk mundej, të paktën për përmasat trupore, edhe unë nuk do mundesha dot jo më ai që ishte më i shëndetshëm. Duhej të ishe një akrobat”, ka thënë avokati.

Etiketa: Kastriot FrasheriKastriot Myftaraj

Lajme të lidhura

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Aktualitet

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Para
Pse doli kundër Sali Berishës? Ja si përgjigjet Xhelal Mziu

Protesta e Berishës, Mziu: Nuk ka bashkuar qëndrimet brenda PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26

etëm në vitin 2025, Ministri i Financave Petrit Malaj do të hartonte dhe propozonte 4 akte normative për ndryshimin e...

Lexo më shumë
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com