GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vdekja e opozitar rus, e veja e Navalnyt: Analizat treguan se u helmua

15:34 - 17/09/25
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Opozitari kryesor anti-Putin përballet me një akuzë të re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, ka deklaruar se dy laboratorë të huaj kanë konfirmuar se bashkëshorti i saj ishte helmuar, pas analizave të kryera mbi mostra biologjike që ishin kontrabanduar fshehurazi jashtë Rusisë.

Navalny, 47 vjeç, vdiq papritur më 16 shkurt 2024, ndërsa ndodhej i burgosur në një qendër ndalimi rreth 64 km në veri të Rrethit Arktik, ku po vuante një dënim shumëvjeçar në një regjim të posaçëm.

Aleatët e Navalnyt kanë akuzuar vazhdimisht Kremlinin për vrasjen e tij akuza që Moska i ka cilësuar si absurde. Zyrtarët rusë këmbëngulin se ai ka vdekur nga një kombinim sëmundjesh, përfshirë aritmi kardiake të shkaktuar nga hipertensioni.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të mërkurën se nuk ishte në dijeni të pretendimeve të znj. Navalnaya.

Navalnaya, e cila jeton jashtë Rusisë, publikoi një video në platformën X, ku deklaroi se material biologjik i nxjerrë në mënyrë të fshehtë nga Rusia në vitin 2024 ishte analizuar nga dy laboratorë.

“Këto laboratorë, në dy vende të ndryshme, arritën në të njëjtin përfundim: Alexei u vra. Më saktë, ai u helmua,” tha Navalnaya, duke u bërë thirrje laboratorëve të publikojnë rezultatet.

“Këto rezultate kanë rëndësi publike dhe duhet të bëhen publike. Të gjithë meritojmë ta dimë të vërtetën,” theksoi ajo.

Navalnaya shtoi gjithashtu se pamjet nga kamerat e sigurisë që regjistronin ditën e fundit të jetës së bashkëshortit të saj janë zhdukur, pavarësisht se ai mbikëqyrej pothuajse vazhdimisht gjatë gjithë kohës në burg.

Ajo nuk specifikoi se për çfarë lloj helmi bëhet fjalë, sipas laboratorëve.

Aleatët e Navalnyt publikuan gjithashtu disa fotografi të paqëna më parë, që sipas tyre janë bërë brenda qelisë pas vdekjes së tij. Pamjet tregojnë një qeli të vogël, ku në dysheme duken njolla që ngjajnë me të vjella dhe gjak, pranë një fletoreje dhe një fjalori të “Oxford”-it.

Leonid Volkov, një nga aleatët më të afërt të Navalnyt, shkroi në X se ai ishte “vrarë në mënyrë të dhimbshme, me helm”.

Ai shtoi: “Sado që përpoqën të fshijnë detajet nga të dhënat mjekësore apo të mbulojnë gjurmët, ne e dimë gjithçka për ditën e fundit të jetës së tij dhe mënyrën si u vra.”

Shërbimi rajonal i burgjeve deklaroi në atë kohë se Navalny “u ndje keq pas një shëtitjeje dhe humbi menjëherë ndjenjat”.

Vitin e kaluar, platforma hetimore “The Insider” hodhi dyshime se Navalny mund të ishte helmuar, duke iu referuar të dhënave mjekësore që dukeshin të ishin manipuluar për të mbështetur versionin zyrtar se ai kishte vdekur nga probleme kardiake.

“The Insider” publikoi atë që tha se ishte raporti origjinal mjekësor, i cili tregonte se më 16 shkurt Navalny “ankoheshte për dhimbje të forta barku, filloi të vjellë, pati konvulsione dhe humbi ndjenjat” të dhëna që, sipas tyre, sugjerojnë helmim të mundshëm.

Një version i dytë i raportit, që dukej të ishte redaktuar, i kishte hequr ato simptoma.

Kremlini ka një histori të gjatë të përdorimit të helmit si armë kundër kundërshtarëve. Vdekja e Alexander Litvinenko-s në Londër nga poloniumi radioaktiv në vitin 2006, sulmi me agjent nervor ndaj ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury më 2018, dhe një përpjekje e mëparshme për të helmuar vetë Navalnyn, kanë përforcuar reputacionin e Rusisë për përdorimin e helmeve për të heshtur kritikët dhe dezertorët.

Në vitin 2020, Navalny ra në koma pas një helmimi të dyshuar me novichok nga shërbimi sekret rus FSB dhe u evakuua në Gjermani për trajtim.

Ai u rikuperua dhe u kthye në Rusi në janar të vitit 2021, ku u arrestua për shkelje të lirimit me kusht dhe më pas u dënua me disa burgime që në total do të kalonin 30 vjet.

Etiketa: Aleksei NavalnyJulia NavalnyaRusi

Lajme të lidhura

Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër
Botë

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë
Aktualitet

Shkelje e armëpushimit? Izraeli bombardon Gazën, 5 viktima mes tyre edhe 2 fëmijë

16:58 - 04/12/25
“Nuk përbën rrezik për arratisje”, lirohet ish-shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini
Botë

“Nuk përbën rrezik për arratisje”, lirohet ish-shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini

08:48 - 03/12/25
Para
Ministrja Diella, një robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

Programi “Rama 4”/ Paga minimale 500 €, pensioni 200 €! Aplikimin e ‘paqes fiskale’ zhvillim në infrastrukturë, bujqësi e turizëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com