GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Vdekja e Princeshës Diana, misteri i pazgjidhur i “Fiat Uno”

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja kush ishte dashuria më e madhe e Princeshës Diana
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë kaluar tashmë 26 vjet nga aksidenti në Paris që i dha fund jetës së Princeshës Diana, një prej figurave më të njohura dhe më të dashura të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Dhe gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht hetimeve të policisë franceze dhe britanike, makina e dytë që dyshohet se u përfshi në ngjarjen që çoi në vdekjen e princeshës 36-vjeçare mbetet e zhdukur.

Ishte nata vonë më 31 gusht 1997, kur një përplasje në një tunel në kryeqytetin francez shkatërroi një Mercedes-Benz S-Class të zi. Brenda saj ishin Diana dhe i dashuri i saj i atëhershëm Dodi Fayed, pas një vakti që kishin ngrënë në hotelin Ritz.

Diana ishte divorcuar nga Princi Charles vitin e kaluar. Diçka që kishte mbledhur tek ajo interesin e pashuar të mediave ndërkombëtare, të cilat e ndoqën nga afër për të regjistruar hapat e radhës të jetës së saj personale.

Vdekja e saj atë natë ndezi një teori konspirative të përhapur se vetë Pallati ishte përfshirë pas aksidentit. Sigurisht, kjo nuk është vërtetuar asnjëherë, pavarësisht dhjetëra librave dhe dokumentarëve që janë përpjekur të zgjidhin misterin se çfarë ndodhi saktësisht atë natë.

Se çfarë ishte dhe mbetet pas 25 vitesh misteri kryesor i pazgjidhur ka të bëjë me një Fiat Uno të bardhë, i cili pati njëfarë roli në përplasjen. Edhe që atëherë askush askund nuk ka mundur ta gjejë atë.

Versioni zyrtar pretendon se S-Class i drejtuar nga shoferi profesionist i Dianës ishte në tunel me një shpejtësi prej më shumë se 190 km/h (kufiri atje është 50 km/h) dhe se për shkak të shpejtësisë humbi kontrollin. Analizat e gjakut rezultuan se shoferi nuk kishte pirë alkool, ndonëse ishte përpjekur të manovronte dhe të drejtonte me shpejtësi për të shmangur paparacët që i ndiqnin.

Shoferi dhe Fayed vdiqën në vend, Diana i mbijetoi përplasjes por vdiq rrugës për në spital. I mbijetuari i vetëm ishte truproja i saj, i cili ishte gjithashtu i vetmi pasagjer i S-Class që kishte vendosur rripin e sigurimit.

Dëshmitarët okularë thanë se menjëherë pas përplasjes panë një makinë të vogël të bardhë duke dalë nga tuneli. Në fakt, shoferi kishte një qen pranë tij dhe i kishte fiksuar sytë në pasqyrë. Autoritetet besojnë edhe sot e kësaj dite se ky person është i vetmi që ka mundur të thotë se çfarë ka ndodhur realisht brenda tunelit.

Autoritetet franceze tashmë e dinë se bëhet fjalë për një Fiat Uno, të cilin me gjithë përpjekjet e tyre nuk kanë mundur ta lokalizojnë. Askush nuk e ka gjetur shoferin dhe as nuk e ka kuptuar pse ai nuk ndaloi pas përmbysjes së S-Class.

Policia pranon se drejtuesi i Fiat Uno-s nuk është fajtori i vërtetë, vetëm se Mercedesi, drejtuesi i të cilit është edhe përgjegjës, me siguri është përplasur me të.

Sido që të jetë, Fiat Uno misterioz është një “mjet” ideal për ata që duan të vazhdojnë teorinë e konspiracionit për vdekjen e Dianës. Dhe pamundësia për ta gjetur edhe pas 25 vitesh, forcon edhe më shumë pikëpamjet se diçka e çuditshme ka ndodhur atë natë./SHQIP

Etiketa: DianaFiat Uno

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Jonida Maliqi shijon pushimet në Kapri të Italisë

Jonida Maliqi shijon pushimet në Kapri të Italisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar
Breaking Views

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26

Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i  Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet...

Lexo më shumë
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com