GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vdekja e ‘vrasësit të liqenit’ ! Si u dhunua brutalisht në burg! Flet motra e Silvio Mannina/ FOTO

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e ‘vrasësit të liqenit’ ! Si u dhunua brutalisht në burg! Flet motra e Silvio Mannina/ FOTO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Demiraj, kishte marrë dënimin e përjetshëm për një nga krimet më monstruoze të ndodhura në Itali, ku aso kohe u tha se bëhej fjalë për një krim pasioni. Dy viktimat e tij ishin një shtetas italian dhe ish-bashkëshortja, nëna e fëmijëve të tij.

Shkak i krimit ishte ndarja e tyre dhe nisja e një romance të re e viktimës me shtetasin italianin. Pas vdekjes së tij, mediat italiane iu kanë rikthyer asaj ngjarjeje, por edhe sjellin fakte nga reagimet e familjarëve dhe të afërmeve të viktimave.

SHKRIMI I “CORRIERE”-S

Ishte i shtruar në gjendje vegjetative dhe nuk mbante më mend asgjë që kishte ndodhur. Dritan Demiraj, 39 vjeç, vdiq më 27 prill në spitalin e Parmës. I njohur ndryshe si “vrasësi i liqenit” në Romagna, mes 28 shkurtit dhe 1 marsit të vitit 2014, shqiptari vrau Silvio Manninan në Santarcangelo të Romagna-s.

Fillimisht e torturoi dhe e detyroi me anë të torturave që të linte takim me të fejuarën e tij Lidia Nusdorfi, ish-partnerja dhe nëna e fëmijëve të shqiptarit. Një kurth që të dilte në takim në stacionin e Mozzate, pranë Como-s, për ta vrarë me thikë. Për këto dy vrasje, Demiraj u dënua me burgim të përjetshëm. Por në 2016-n u rrah brutalisht nga një tjetër i burgosur në Parma. Demiraj pësoi dëmtime cerebrale. Nisi të sillej si fëmijë, duke humbur kujtesën. Megjithatë, pozicioni i familjarëve është i palëkundur.

“Nuk qaj për këtë vdekje”, – thotë motra e Silvio Mannina-s, Simona. “Ti në ferr, im vëlla në parajsë dhe gjithmonë në zemrën time. Të zgjuarit mëngjesin e së dielës me këtë lajm, nuk ka të paguar”, shkruajti ajo në një postim në “Facebook”.

Vrasjet e Dritan Demirajt, shqiptarit që në Romagna bënte pastiçierin e që me drejtësinë kishte disa precedentë si shpërndarës dhe sulme të ndryshme, tronditën mbarë Italinë në atë kohë. Ishin krime të urryeshme. Fillimisht u mësua vrasja e ish-partneres së tij, Lidia Nusdorfi-t. Krimi ndaj të fejuarit të saj Silvio Mannina, i cili jetonte me vështirësi në Bolonja, u zbulua më pas, në një moment të dytë.

Kufoma ishte fshehur në liqenin e Santarcangelo, sepse qëllimi i Demirajt ishte që vrasja e Lidias të dukej sikur ishte kryer nga Mannina. Ky i fundit ishte joshur me anë të mashtrimit që të shkonte në Rimini. Ndërkohë, Demiraj ishte njohur në Bingon e Ricione me Monica Sanchi, gruan e cila më pas u bë partnerja e tij. Ishte pikërisht Sanchi që e ndihmoi të dashurin e saj që të vinte në zbatim planet. E joshi Mannina-n nëpërmjet “Facebook” dhe e tërhoqi që të shkonte në Rimini.

Por në takim i dolën pastiçieri dhe daja i tij Sadik Dine, edhe ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor. Ndërsa Monica Sanchi vdiq po në burg në 2019-n nga kanceri. Ajo ishte dënuar me 30 vjet burg.

“Nuk qaj për vdekjen e Dritan Demirajt”, vijon të përsërisë motra e Mannina-s. “Ne, familjarët u ndjemë të braktisur. Një njeri i tillë, që as njeri nuk mund të quhet, pati mundësinë që të kërkonte dëmshpërblim për sulmin që pësoi. Kurse ne jo”. Arsyen e shpjegon përfaqësuesi ligjor, Alessandro Buzzoni. “Demiraj u shpall i paaftë për të kuptuar dhe logjikuar, doli nga burgu dhe përfundoi në spital. Nuk ishte person i pasur ndaj dhe ishte e pamundur që të merrte dëmshpërblim”.

Ai që iu drejtua me kërkesë shtetit për sulmin që pësoi në burg, ishte ligjori i pastiçierit shqiptar Massimiliano Orrù. Sa i përket fundit të personave të tjerë përfshirë në këtë ngjarje ka një emërues të përbashkët: një fund i trishtë, tragjik dhe dramatik, i shënjuar nga fati.

“Sigurisht që ne mendojmë që ky proces është si jetë shënjuar nga fati”, shpjegon avokati Buzzoni. “Ata (familjarët) besojnë se Silvio Mannina e ka mësuar fatin e tyre nga lart. Është sikur drejtësia hyjnore të ketë goditur autorët e këtyre vrasjeve. Në fakt duket se u gjykuan nga lart, edhe pse duhet të kujtojmë që është e shëmtuar ta thuash apo ta mendosh dhe drejtësia hyjnore nuk duhet përmendur. E vërteta është se kjo histori u përshfaq për atë që është: një ngjarje dramatike dhe brutale”

Etiketa: ItaliVrasje

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Sulmohet me zinxhir në kokë efektivi i burgut të Fierit

Sulmohet me zinxhir në kokë efektivi i burgut të Fierit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com