GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja kamerierit, dëshmitari: Ja ç’ndodhi tek Club “Orange”

16:22 - 26/08/23
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja kamerierit, dëshmitari: Ja ç’ndodhi tek Club “Orange”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”.

Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.

Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët në skena kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën të shkretin pa jetë… gjynah djali ri kjo është jeta se dimë kur e kemi”- thotë një dëshmitar te JOQ.

Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme. Tëksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga teknikun që kishte montuar ashensorin e mallrave, Lulëzim Allkushi, i dyshuar për ”shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i “Orange Club” Spiro Iljadhi.
Ngjarja tragike ka ndodhur rreth orës 01:15 të 26 gushtit në lokalin e Iljadhit.  Nga hetimet ka rezultuar se Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njera nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Inspektorët e ISHMT janë në terren për të bërë verifikimet përkatëse të  pajisjes që ka shkaktuar aksidentin, por ende nuk kanë një raport përfundimtar nëse ashensori i përmbushte parametrat e sigurisë teknike dhe nëse ka qenë apo jo i kolauduar.

Ndërsa pronari i lokalit, një person me precendent, Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në lokal në momentin e aksidentit.
Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar  ‘Orange” në Sarandë, që njihet dhe si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë ai rezulton pronar edhe i Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil.  Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’. Më 21 qershor 2021, Spiro Iljadhi mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.

Gijotina.com/

Etiketa: Club OrangeKryesore1Vdekje

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Para
E dhunuan e më pas i dëmtuan makinën, ja detajet e konfliktit në Kavajë

Kanosën kunatën e tyre, çifti "e pëson keq"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com