GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja monstruoze e tregtarit polak në Tiranë, zbulohet kë takoi për herë të fundit

22:01 - 27/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekja monstruoze e tregtarit polak në Tiranë, zbulohet kë takoi për herë të fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paraditen e të shtunës 18 Qershor 2022, 73-vjeçari polak nën shoqërinë e disa miqve, mes tyre një ish drejtor i kompanisë shtetërore të shitjes së armëve MEICO kanë shkuar për haycking në Malin e Dajtit.

Më pas kanë drekuar dhe kanë ardhur në Tiranë. Ish drejtori MEICO e ka telefonuar në mbrëmje për ta pyetur nëse ishte kënaqur. Andrzej Izdebski i ka thënë se ndjente një dhimbje kraharori.

Dy ditë më pas pasditen e 20 Qershorit,  ai u gjet pa jetë në krevat në një apartament tek pallatet Agimi,  si pasojë e një arresti kardiak.

Ai u largua nga Polonia në Dhjetor 2020 për t’i shpëtuar një hetimi pasi dështoi të përmbushte kontratat me qeverinë polake në sigurimin e 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.

Një ish drejtor i  MEICO një prej personave që e takoi Izdebskin për herë të fundit, i tha gazetarit te  Top Channel Muhamed Veliu, se Andrzej Izdebski, fillimisht kishte shkuar në Turqi, më pas në Serbi për të mbërritur në Shqipëri në fund të vitit 2021.

Për të plotësuar kushtet e marrjes të një leje qëndrimi të përhershme në vendin tonë Andrzej Izdebski regjistroi një kompani të re biznesi me emrin “‘Trade Invest & More’ sh.p.k.”. Riaktivizoi në QKR edhe kompaninë UNIMESKO, regjistruar në 2011 përmes të cilës kishte blerë armë nga kompania shtetërore shqiptare MEICO për ti çuar në Afrikë.

Liljana Zyla, bashkëshortja e një ushtaraku të rëndësishëm në vitet 2005- 2013 e kontaktuar nga Top Channel hodhi poshtë përfshirjen e saj në tregti armësh me polakun Izdebski.

 “Të gjitha aludimet se unë apo bashkëshorti im jemi përfshirë në tregti apo trafik armësh me Andrzej Izdebski përmes kompanisë së tij UNIMESCO janë të pabaza dhe shpifje të cilat do ta marrin përgjigjen në gjykatë. Unë asnjëherë nuk kam qenë ortake e kompanisë UNIMESCO. E vetmja lidhje e imja me Andrzej Izdebski, është se kam qenë aksionere në kompaninë “Wind Sun  Water Initiative”, për të zbatuar  një projekt  në fushën e energjisë së erës, miratuar për t’u zbatuar në Zarë të Sarandës në 2012 e rinovuar si leje paraprake në 2014”, tha zonja Zyla për Top Channel.

Tomasz Koztowski gazetar për gazetën më të madhe polake “Fakt” prej disa ditësh ndodhet në Tiranë për të investiguar, qëndrimin në Shqipëri të 73-vjeçarit Izdebski. Në një intervistë për Top Channel ai tha:

“Është një histori e mbushur plot mistere pasi Andrzej Izdebski ishte një njeri misterioz. Prej shumë vitesh ai e ushtronte aktivitetin e tij mes Polonisë dhe Shqipërisë. Ai ishte tregtar armësh dhe kishte krijuar lidhje të forta me ushtarakë të nivelit të lartë. Ai në Poloni solli respiratorë por ishin të pa certifikuar. Autoritetet polake kërkuan arrestimin e tij por ai ishte larguar nga Polonia. Në Shqipëri ai është ndjerë i sigurt pasi kishte miq. Lexuesit tanë janë shumë të interesuar për këtë ngjarje pasi përbën një skandal shumë të madh në Poloni”.

Top Channel

Etiketa: detajetregtar polakVdekje

Lajme të lidhura

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së
Aktualitet

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha
Aktualitet

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26
Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues
Aktualitet

Ekspertë amerikanë kanë ardhur në SPAK për të zbërthyer celularët e njerëzve të Ballukut dhe biznesmenëve përfitues

21:41 - 23/03/26
Para
Pranga policit, dhunonte prej dy vitesh fëmijët dhe gruan

Panik në Elbasan/ Përleshje mes të rinjve, njëri prej tyre rrëmben një person dhe largohet me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin
Breaking Views

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin

23:15 - 23/03/26

Lajme jo fort të mira vijnë nga Lecce. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim muskular në...

Lexo më shumë
Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

23:05 - 23/03/26
Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 - 23/03/26
“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com