GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vdekje e paralajmëruar! Skënder Brataj flet për humbjen në fushë të Dwamenas

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdekje e paralajmëruar! Skënder Brataj flet për humbjen në fushë të Dwamenas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku i njohur Skënder Brataj  thotë se vdekja e futbollistit të Egnatias Raphael Dwamena ishte e paralajmëruar dhe se ajo mund të evitohej.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, shefi i Urgjencës ka sqaruar me detaje se çfarë është “kardiomiopatia hipertrofike”, me të cilën vuante edhe futbollisti ganez.

“Zmadhimi i mureve të zemrës është një sëmundje e trashëguar e zemrës. Kjo formë e kardiomiopatisë quhet asimetrike; Forma më të rralla të kardiomiopatisë, që prekin afërsisht 2% të pacientëve, janë hipertrofi koncentrike, me trashje uniforme të zemrës në murin e ventrikulit të majtë dhe hipertrofia me zmadhim të apeksit të saj”, shkruan Brataj.

Sipas Bratajt, mjeket e kishin njoftuar disa herë Dwamena  që të mos luante futboll, ndersa “zoti e fali dy here”, thote ai.

Reagimi

Vdekje e paralajmëruar!

Ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre.

Kur ndodhi ngjarja në vitin 2021 me futbollistin e Danimarkës Eriksenin pati shumë interpretime. Një gjë është e sigurt: Erikseni nuk duhet të luaj futboll! Raphael Dwamena nuk duhej të luante futboll! Mjekët e njoftuan disa herë, Zoti e fali dy herë!

Çfarë është Kardiomiopatia hipertrofike?

Ajo (zmadhimi i mureve të zemrës) është një sëmundje e trashëguar e zemrës.

Kjo formë e kardiomiopatisë quhet asimetrike; Forma më të rralla të kardiomiopatisë, që prekin afërsisht 2% të pacientëve, janë hipertrofi koncentrike, me trashje uniforme të zemrës në murin e ventrikulit të majtë dhe hipertrofia me zmadhim të apeksit të saj.

KOMPLIKIMET

Në shumicën e rasteve, kur monitorohet sëmundja ka ecuri të mirë. Kardiomiopatia hipertrofike mund të shfaqet me lipotimi të shoqëruar me humbje të vetëdijes, sinkop, arrest respirator deri në arrest kardiak. Në këtë rast kërkohet reanimim i menjëhershëm.

DIAGNOZA

Diagnoza e kardiomiopatisë hipertrofike vendoset nëse gjendet trashje e murit të ventrikulit të majtë të cilat shoqërohen me anomali të formës dhe/ose funksionit të valvulës mitrale, qarkullimit koronar të gjakut, sistemit të përcjelljes së impulsit elektrik të zemrës.

Këto ekzaminime çojnë në diagnozën e sëmundjes:

Elektrokardiograma (EKG), Ekokardiograma, MRI kardiake, CT skanimi i zemrës, testet laboratorike dhe analizat gjenetike.

TRAJTIMI

Pacientët e diagnostikuar me kardiomiopati hipertrofike trajtohen me këto grupe medikamentesh:

Beta bllokues, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, diuretikët, disopiramide.

Nëse terapia nuk është e mjaftueshme dhe pacienti vazhdon të shfaqi simptoma, ekzistojnë 2 opsione kirurgjikale për trajtimin e kardiomiopatisë hipertrofike.

Opsioni i parë konsiston në heqjen e pjesës së indit të muskujve të zemrës që është trashur: ky operacion quhet miektomi (procedurë Morroë).

E dyta konsiston në nderhyrjen e septumit ndërventrikular.

Për pacientët që konsiderohen të jenë në rrezik të lartë të aritmive kardiake kërcënuese për jetën, indikohet implantimi i një defibrilatori automatik (ICD), siç ishte rasti i Raphael Dwamena.

Dy janë artmitë vdekjeprurëse në këtë rast: Takikardia ventrikulare pa puls dhe fibrilacioni ventrikular që i kanë ndodhur dy herë të tjera në fushë këtij lojtari.

Mund të evitohej? Po.

Ai nuk duhet të luante!

Etiketa: BratajDuamena

Lajme të lidhura

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit
Sport

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026
Sport

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26
Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja
Sport

Mohamed Salah pranë transferimit në Turqi, arrihet marrëveshja

21:10 - 17/07/26
Para
Mungesa te Dardanët, Gliha bën ndryshime për ndeshjen me Izraelin

Mungesa te Dardanët, Gliha bën ndryshime për ndeshjen me Izraelin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com