GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vdes bashkë me dhentë”, i moshuar mes lotësh nuk pranon të evakuohet: S’kam me ça të ushqehem

14:57 - 12/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vdes bashkë me dhentë”, i moshuar mes lotësh nuk pranon të evakuohet: S’kam me ça të ushqehem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë fshatra të Fierit po përballen me situatën e vështirë të krijuar nga përmbytjet dhe dalja nga shtrati i Lumit Vjosë. Shumë prej tyre refuzojnë të lënë banesat e tyre edhe pas apelit të kreut të Emergjencave Civile, Haki Çako. Ata shprehen se kanë bagëtitë dhe shtëpitë e tyre që nuk mund t’i braktisin. Një ndër to është dhe një i moshur që mes lotësh rrëfen se ka 150 dele që s’mundem t’i ushqej, teksa thekson se bagëtitë janë e vetmja formë për të mbijetuar.

“Vdes me dhëntë këtu jashtë. Mos të ngordhin bagëtitë. Kam lënë 150 dele në stan. Ka ardhur uji nga ora 3. Kishim nja 4 vjet që nuk kemi pasur probleme. Isha me gruan. Ku të vete unë? Po nuk pata bagëtinë, kot, me ça do ushqehem? Unë 70 mijë lekë pension marr”, tha i moshuari.

Një banor rrëfen se në shtëpinë e tij uji ka arritur në nivelin 1 metër, ndërsa shprehet se askush nuk i ka vënë në dijeni për të marrë masa.

“Ka ardhur një sasi e madhe uji, që ishte e paparashikuar. Në shtëpinë time ka vajtur gati 1 metër. Me ça t’i ruash e t’i ngresh një metër pajisjet? Nuk ka ardhur njeri për të na lajmëruar këtë radhë, se herët tjetër kanë ardhur natën nëpër fshat kanë thirrur. Vetë e kemi parë situatën, ik tek lumi, shko në shtëpi.”


Qysh ta lë banesën vetëm, ka lloj-lloj gjërash. Gruan e çova tek një komshi që është në kat të dytë, vetë dola këtej. Tani do iki të ndërrohem tek çuni i xhaxhait se nuk kam nga futem në shtëpi”, tha banori.

Një tjetër banor fajëson qeverinë se i ka gënjyer për masat e marra, ndërsa shprehet i frikësuar për një përmbytje masive që mund të ‘pushtojë’ zonën.


“Shumë ujë dhe rrezik se po vjen nga të tëra anët përmbytje. U gënjyem nga qeveria se na thanë janë marrë të tëra masat, është blinduar Vjosa dhe janë bërë argjinaturat, kjo është një mashtrim i madh. Nuk na lajmëroi njeri të merrnim masa, herë të tjera jemi lajmëruar. Do mbytemi përfundimisht se ne kemi përvojë në mbytje.”

Ai thotë se ende nuk kanë marrë dëshmpërblimet nga përmbytjet e para, teksa nuk ka asnjë perspektivë tjetër veçmas përmbytjes masive.

Ne që jemi përmbytur tamam akoma s’kemi marrë dëmshpërblimet e para. Unë kam derra, bletë dhe akoma s’kemi marrë. Çdo gjë është e mbytur. Argjinaturat sa të plasin do dalë një ujë shumë i madh në fushë dhe nuk ka asnjë perspektivë”, u shpreh banori.

Etiketa: bagetidhentei moshuarpermbytje

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Tensionet në Bosnje, Meta reagon i shqetësuar: Angazhohuni në dialog

Tensionet në Bosnje, Meta reagon i shqetësuar: Angazhohuni në dialog

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com