GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vdes kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin?

19:22 - 23/08/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdes kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Vagner, Prigozhin ka vdekur. Mësohet se avioni ku ai ndodhej është rrëzuar. Së bashku me kreun e Vagner, kanë vdekur edhe nëntë pasagjer të tjerë.

Grupi Uagner ka deklaruar se forcat ruse kanë qëlluar avionin ku udhëtonte Prigozhin dhe të tjerët. Prigozhin ishte duke udhëtuar me avion privat, kur dhe u përplas nga forcat ruse. Incidenti ka ndodhur pranë Moskës.

Kush ishte Yevgeny Prigozhin?

Yevgeny Prigozhin, ish i burgosur dhe udhëheqës i një rrjeti të restoranteve, e ka rritur kompaninë private mercenare Wagner dhe është bërë figurë kyçe në Rusi – pas nisjes së luftës në Ukrainë – por edhe kritik i palodhshëm i komandës ushtarake ruse.

Ai nisi rebelim të hapur ushtarak kundër shtetit rus. Prigozhin ka lindur më 1961 në atë që atëherë është quajtur Leningrad.

Si adoleshent ai është zënë dhe dënuar për vjedhje – një prej plot krimeve më serioze që ka kryer më vonë, përfshirë vjedhje të armatosur dhe trafikim të fëmijëve, për çka është dënuar me mbi nëntë vjet burgim.

Ai është liruar nga burgu më 1990, në kohën kur Bashkimi Sovjetik ka qenë duke u përballur me ndryshime të mëdha, nën udhëheqësin e Mikhail Gorbachevit.

Bashkë me burrin e dytë të nënës së tij, Prigozhin e ka hapur një rrjet dyqanesh të salsiçeve dhe biznesi ka qenë goxha i suksesshëm.

Ende është e paqartë se kur janë krijuar lidhjet e para mes Prigozhinit dhe Putinit, ndonëse si sipërmarrës në Shën Petersburg, ai ka pasur shumë gjasa të jetë takuar me Putinin, i cili e ka nisur karrierën politike si kryetar i atij qyteti më 1990. Prigozhin më vonë është angazhuar në hapje të restoranteve. Lokalet e tij në Shën Petersburg kanë qenë luksoze dhe janë frekuentuar nga elita dhe njerëz me ndikim.

Ai më vonë e ka zgjeruar biznesin e ushqimeve dhe ka nënshkruar kontrata të majme për të përgatitur ushqime për shkolla, spitale, burgje dhe më pas për organizime të rëndësishme qeveritare.

Pas nënshkrimit të një kontrate për Kremlinin dhe elitat tjera ruse, ai është njohur me nofkën “Kuzhinieri i Putinit”.

Më 2006, kur ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka udhëtuar në Shën Petersburg, ai dhe gruaja e tij Laura janë shërbyer me verë nga dora e Prigozhinit, në një darkë të shtruar nga Putini.

Më 2012, kompanitë e Prigozhinit i kanë nënshkruar disa kontrata tjera të majme me agjenci të Ministrisë ruse të Mbrojtjes për të përgatitur ushqim për ushtrinë ruse.

Kontrata ka skaduar disa vjet më vonë, pasi Sergei Shoigu, ministër për Situata Emergjente dhe besnik i Putinit, është emëruar ministër i Mbrojtjes – një vendim që më vonë mund të ketë nxitur armiqësi mes Prigozhinit dhe atij.

Etiketa: Kryesore1Prigozhin

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
“Plasi” te Al Ittihad, ylli i skuadrës konfliktohet me trajnerin

“Plasi” te Al Ittihad, ylli i skuadrës konfliktohet me trajnerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com