GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdes ‘zotëria’ i politikës evropiane, gjermani, Wolfgang Schäuble!

09:48 - 27/12/23
në Aktualitet, Bota, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdes ‘zotëria’ i politikës evropiane, gjermani, Wolfgang Schäuble!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vdekja e ish-ministrit të Ekonomisë së Gjermanisë, Wolfgang Schäuble, u njoftua mëngjesin e së mërkurës nga familjarët e tij.

Sipas njoftimit të familjes, politikani 81-vjeçar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së martës. Siç raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve, Schäuble dha frymën e tij të fundit paqësisht në orën 20:00 të së martës.

Schäuble ka lindur më 18 shtator 1942 në Freiburg. Ai studioi drejtësi, por u tërhoq nga politika që herët, duke iu bashkuar partisë CDU në 1965. Schäuble, i cili ishte anëtar i Bundestagut për 50 vjet, la pas gruan e tij 80-vjeçare Ingeborg, katër fëmijë dhe katër nipër e mbesa.

Politika ishte e pranishme që në momentin e parë në jetën e Schäuble, pasi babai i tij Karl ishte i organizuar në CDU dhe deputet në shtetin e Badenit, ndërsa vëllai i tij më i vogël Thomas ishte gjithashtu një politikan, i cili shërbeu për 13 vjet si ministër në shtetin e Baden-Württemberg para se të jepte frymën e fundit në 2013 pas një ataku kardiak.

Siç theksohet nga mediat gjermane, Schäuble shënoi historinë e Gjermanisë si asnjë politikan tjetër. Në vitin 1972 u zgjodh deputet për herë të parë me CDU-në ndërsa si Ministër i Brendshëm i qeverisë Kohl kishte negociuar ribashkimin e Gjermanisë.

Në partinë e tij, Schäuble konsiderohej një nga politikanët konservatorë, por pas perdeve fjalët e tij kishin gjithmonë peshë të veçantë. Ai ishte ai që në fillim kishte bërë thirrje për aleanca me parti të tjera si të Gjelbërit, duke deklaruar në 2007 se “e gjelbërta nuk është ajo që duam, por është një opsion”.

Në tetor 1990 Schäuble u qëllua nga një i sëmurë mendor gjatë një mitingu fushatës dhe që atëherë ishte i kufizuar në një karrige me rrota.

Senjori i madh i politikës gjermane ishte tërhequr në moshën 79-vjeçare nga vija e frontit, pas 19 vitesh në ministri, dy vjet në krye të CDU-së dhe nëntë në rolin e kreut të Grupit Parlamentar. Megjithatë, karriera e zotit Schäuble u shënua nga postet që ai nuk fitoi: ai i kancelarit dhe ai i presidentit federal. Dy herë ai e gjeti Angela Merkelin përballë – së cilës ai megjithatë i qëndroi besnik deri në fund. “Jo e këndshme, jo e lehtë; besnik”, siç tha ai.

Për Greqinë, natyrisht – dhe jo vetëm -, Wolfgang Schäuble ishte më tepër personifikimi i disiplinës fiskale dhe masave shtrënguese, dhe shumë pak në jugun evropian ishin të gatshëm të njihnin si zbutës motivin… fisnik që ai thirri: shpëtimin e Bashkimit Evropian.

 

Etiketa: GjermaniaWolfgang Schäuble

Lajme të lidhura

Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve
Aktualitet

Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve

22:57 - 19/01/26
Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari
Aktualitet

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

22:46 - 19/01/26
Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT
Aktualitet

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT

22:28 - 19/01/26
Para
Berisha: Gjykata e Lartë, si bisturi në duart e kriminelit Rama

Berisha: Gjykata e Lartë, si bisturi në duart e kriminelit Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku
Breaking Views

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku

23:21 - 19/01/26

Vllaznia triumfoi 0-2 ndaj Dinamos, në “Air Albania”. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Balajt. Në pjesën...

Lexo më shumë
Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve

Ndërpriten dritat edhe në urgjencën e QSUT, reagon spitali: Nuk u cënua jeta e pacientëve

22:57 - 19/01/26
Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

22:46 - 19/01/26
Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT

Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT

22:28 - 19/01/26
Ish-ministri socialist, Arben Malaj: Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje

Ish-ministri socialist, Arben Malaj: Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje

22:03 - 19/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com