GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdiq në aksidentin në Durrës, familjarët e të riut rrënqethin: Nuk do ketë më diell

15:14 - 14/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdiq në aksidentin në Durrës, familjarët e të riut rrënqethin: Nuk do ketë më diell
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 20 nëntor rreth orës 17:50, një aksident në Durrës i mori jetën 29- vjeçarit Serxhio Vogli, ndërsa sot familjarët  e të ndjerit, kanë lëshuar një apel për drejtësi për të afërmin e tyre. Me anë të një letre publike, ata shprehen se ai la pas prindërit e vetmuar, motrën, bashkëshorten dhe fëmijën që kishte sjellë në jetë para katër muajsh. Në letrën e tyre, ata i referohen kryesisht faktit se si lajmi u shpërnda me shpejtësi nga burimet  e Policisë së Shtetit se Serxhio është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që, për katër ditë me radhë i riu Serxhio Vogli luftoi me vdekjen, por nuk ia doli, duke ndërruar jetë me datën 24 nëntor 2021.

“Qyteti i Durrësit të shtunën e datës 20 nëntor rreth orës 17:50 u bë dëshmitar i një ngjarje tepër të rëndë në lagjen Nr.1 rruga “Taulantia”, ku 19-vjeçari Ervin Late, aksidentoi për vdekje me automjetin e tij shtetasin Serxhio Vogli, 29 vjeç. Lajmi u shpërnda me shpejtësi nga burimet  e Policisë së Shtetit se shtetasi Serxhio Vogli është jashtë rrezikut për jetën. E frikshme ta mendosh se si luajnë me fatin e njerëzve si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Për katër ditë me radhë i riu Serxhio Vogli luftoi me vdekjen, por nuk ia doli, duke ndërruar jetë me datën 24 nëntor 2021. Ky nëntor i zi i mori jetën duke lënë pas prindërit e vetmuar, motrën, bashkëshorten dhe fëmijën që kishte sjellë në jetë para katër muajsh. Prindërit e Serxhios janë të tronditur, për ta nuk do të ketë më diell, nuk do qeshin më si parë, jetën e tyre e rrokullisi kjo tragjedi që nuk i erdhi nga Zoti, por nga një djalë i papërgjegjshëm që përpara kënaqësive të moshës nuk mori parasysh asgjë, duke na dënuar kështu për të gjithë jetën në mjerim”, shkruhet në letër.

Ndaj ata apelojnë edhe njëherë për drejtësi jo vetëm për rastin e të afërmit të tyre, por e dhe për të gjitha rastet e ngjashme, ku vrasësit e rrugëve jo vetëm nuk janë ndëshkuar siç duhet, por kanë dalë jo pak herë edhe të pafajshëm.

“Koha ikën shpejt dhe jeta vazhdon me ritmet e saj, disa kujtime nuk mund të harrohen dhe as të fshihen për të gjithë ju miq, shok dashamirës që ishit pjesë, që nga momenti i aksidentit deri në banesën e fundit. Ju do të qëndroni gjithmonë në mendimet tona. Respekt dhe Mirënjohje për të gjithë Ju. Edhe pse ndjenja e pikëllimit do të mbetet përjetësisht tek ne si prindër apeli ynë i drejtohet shtetit të së drejtës, duke pritur ndëshkimin sipas ligjit për këdo që nuk zbaton ligjet në këtë vend për të shmangur një fatkeqësi tjetër. Nga lindja e diellit deri në perëndim në çdo sekondë do të jemi me kujtimet e tua”, shkruhet në letër.

Kujtojmë se Serxhio Vogli, 29 vjeç u përplas nga një makinë që drejtohej nga 19-vjeçari Ervin Late mbrëmjen e 20 nëntorit teksa ecte më këmbë. Në njoftimin e policisë thuhej se Vogli ishte jashtë rrezikut për jetën.  Por pas 4 ditësh në spital, 29-vjeçari ka ndërruar jetë, duke lënë pa baba një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe.

Etiketa: aksidentdetajeDurres

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Covid në Kosovë, 1 viktimë dhe 6 raste të reja

Covid-19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 8 të infektuar në 24 orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com