GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdiq pasi i shpërtheu tritoli që po i vinte makinës së ‘hasmit’/ Policia: Mes palëve kishte konflikte të vjetra

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdiq pasi i shpërtheu tritoli që po i vinte makinës së ‘hasmit’/ Policia: Mes palëve kishte konflikte të vjetra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kristi Balukja është i riu i cili humbi jetën këtë të martë si pasojë e një shpërthimi të ndodhur rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes, Balukja i vuri lëndë plasëse një automjeti në pronësi të Renato Çepës, me të cilin kishte konflikte të mëparshme. Por, eksplozivi ka shpërthyer gjatë montimit dhe Balukja mbeti i plagosur rëndë. I riu u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

“Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip ‘Volkswagen’ në pronësi të shtetasit Renato Çepa, në lagjen ‘Shënkoll’, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht Kristi Balukja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit Renato Çepa”, njoftoi policia.

Lënda eksplozive, shtuan të njëjtat burime, ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

“Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti”, mbyllet njoftimi i bluve.

Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si “Kel Llumi” dhe rezulton person me precedentë penalë në fushën e lëndëve narkotike.

Po kështu, 40-vjeçari rezulton i skeduar nga policia për lidhje me të ndjerin Emiljano Ramazani, i vrarë katër vite më parë si edhe me personazhe të tjera të botës së krimit.

Etiketa: ElbasanKristi BalukjaKryesore1Renato Çepa

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta e 134-t, paralajmërohet: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!
Breaking Views

Mbyllet protesta e 134-t, paralajmërohet: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

22:55 - 11/10/26
Vazhdon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Breaking Views

Vazhdon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

22:04 - 11/10/26
“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!
Breaking Views

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

21:32 - 11/10/26
Para
Bie edhe një kryebashkiak socialist, SPAK merr të pandehur Eduard Duron

Bie edhe një kryebashkiak socialist, SPAK merr të pandehur Eduard Duron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet protesta e 134-t, paralajmërohet: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!
Breaking Views

Mbyllet protesta e 134-t, paralajmërohet: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

22:55 - 11/10/26

Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për...

Lexo më shumë
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
Vazhdon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vazhdon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

22:04 - 11/10/26
“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

21:32 - 11/10/26
“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

21:26 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com