GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, 620 mln lekë Gentjan Sulës për “organizimin” e Bashkisë

15:16 - 19/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas miliardave lekëve të shpërndara për kulla, betonizim të parqeve dhe Tirana Parking, kryebashkiaku Erion Veliaj po hedh fondet e fundit për luksin në bashki.

Pas miliardave lekëve të shpërndara për kulla, betonizim të parqeve dhe Tirana Parking, kryebashkiaku Erion Veliaj po hedh fondet e fundit për luksin në bashki.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas miliardave lekëve të shpërndara për kulla, betonizim të parqeve dhe Tirana Parking, kryebashkiaku Erion Veliaj po hedh fondet e fundit për luksin në bashki. Me datë 16 dhjetor ai ka mbyllur garën për tenderin me objekt “Rioptimizimi dhe Standartizimi i Proceseve të punës të strukturës së Bashkisë Tiranë”. Sipas dokumenteve për këtë projekt vlera shkon 62,500,000 lekë (të reja) pa TVSH dhe rreth 720  milionë lekë përfshirë  TVSH-në.

Gara për këtë tender ka filluar qysh në nëntor. Dhe tani teksa mbyllen veorimet me buxhetin e vitit 2022, Veliaj firmos kontratën për diçka që nuk bëhet në fund të mandatit, por në fillim. Fatkeqësisht për taksapaguesit e Tiranës, edhe këto lekë do të shkojnë  për miqtë e Veliajt. Kështu, tenderi i është dhënë pa garë kompanive që njihen për abuzime.

 

Në dokumente shihet se oferta ka ardhur vetëm nga bashkimi i operatorëve “Noa Control Sh.P.K” dhe “Management Systems Certification Doo”. Pa u lodhur, këto janë shpallur fituese të tenderit pa konkurrencë. Noa Control Sh.P.K është në pronësi të Gentjan Sulës, biznesmeni që është përfshirë edhe në skandale pastrimi parash në Kosovë.

 

Kujtojmë se me datën 27 dhjetor të viti 2021, biznesmenit Gentian Sula dhe publicistit nga Kosova Veton Surroi, u ka dalë emri në aferën që po hetohet nga autoritetet kosovare.

Për ndërtimet turistike në Brezovicë. Bëhet fjalë për kompaninë “Stella Consulting”, për të cilën Prokuroria po heton lidhur me një ryshfet mbi 400 mijë euro. Një prej dy aksionerëve të kësaj kompanie është publicisti kosovar, Veton Surroi.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, 70 për qind të aksioneve të kompanisë “Stella Consulting” i takojnë Gentjan Sulës. Që dyshohet të ketë dhënë një ryshfet të majmë një zyrtari për të marrë lejen e ndërtimit të vilave në Brezovicë. Sipas burimeve nga prokurira,  410 mijë euro janë bërë “dhuratë”, që më pas t’u lejohej ndërtimi i objekteve në kundërshtim me ligjin.

Nikoliq ka pranuar ryshfet një shumë prej 210 mijë eurove për të dhënë leje ndërtimore të vikend-shtëpizave për investitorin e “Stella Consulting”, dhe 200 mijë euro të tjera për dhënien e lejes ndërtimore për objektin hotelier të të njëjtit investitor. Ndërsa institucionet shqiptare bëjnë sikur nuk dinë asgjë për këtë rast. Kështu, pa u kontrolluar nga zyrtarët shqiptarë të prokurimit, Sula ka marrë disa tenderë të shtrenjtë kohët e fundit.

Investimi i çuditshëm

620 milionë lekë po shkojnë për një investim pa kuptim, pasi mandati i Veliajt po mbaron dhe nuk është koha për ristrukturime në Bashki. Në dokumentet e tenderi thuhet se këto para do të shpenzohen nga taksat e qytetarëve që Lali Eri të ribëjë strukturën e brendshme të Bashkisë.

“Qëllimi i këtij shërbimi është identifikimi dhe përmirësimi i procedurave të brendshme. Cilësisë së shërbimit dhe krijimit të sistemeve për mbikëqyrje të vazhdueshme të veprimeve korrigjuese. Vlerësimi i Sistemit të Menaxhimit të Procesit  për përmirësimin e procesit dhe interpretimi i kërkesave të ISO 9001. Nëpërmjet këtij projekti synohet realizimi dhe rikonfirmimi i një baze të mirë përcaktuar standardesh të proceseve të punës së Bashkisë Tiranë”, citohet në dokument.

 

Me fjalë të tjera, Lali Eri kishte ca lekë në arkë, që duhet t’i vjedhë. Kështu shpik një projekt që e quan “riorganizim”. Pra, gjithë këto para për të rritur cilësinë se si vepron sistemi i brendshëm i Bashkisë Tiranë?! Këto “strukturime” do të zgjasin deri në fund të vitit 2023! Kreu i SPAK të mos lodhet ta zbulojë korrupsionin. Por të marrë dokumentet e tenderit dhe ta çojë Lali Erin direkt në qeli!

Lexo edhe: Veliaj vjedh edhe të vdekurit! 100 mln lekë pa garë për varrezat

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimErion VeliajGentjan Sulaorganizmi i bashkiserioptimizimtenderVjedhje

Lajme të lidhura

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Para
Çfarë ndodhi? Sulmohen gazetarët në veri të Kosovës

Çfarë ndodhi? Sulmohen gazetarët në veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari
Aktualitet

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25

Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një 21-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në...

Lexo më shumë
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25
Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

Tensione para Kryeministrisë/ Lapaj përplaset me policinë: “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit”

17:04 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com