GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj alarmon prindërit: Mos i çoni fëmijët me makinë në shkollë

13:37 - 09/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj alarmon prindërit: Mos i çoni fëmijët me makinë në shkollë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon një tur për të parë nga afër ecurinë e përgatitjeve në çdo shkollë të kryeqytetit, në mënyrë që ato të jenë gati për të mirëpritur nxënësit.

Nga gjimnazi “Ismail Qemali”, Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe u parashtroi prindërve një kërkesë të çuditshme:

“Dua ndihmën e prindërve sepse në ditën e parë të shkollës s’kemi pse t’i çojmë fëmijët me makinë. Moti është i mirë, rrugën e bën për 15 minuta në këmbë. Fakti që janë regjistruar vetëm fëmijët e rrugëve përreth, do të thotë që shkolla nuk është më larg se 500-600 metra. Atë 10-15 minutësh mund të ecësh me fëmijën, ta sjellësh në shkollë duke i bërë një bisedë për ta inkurajuar, për ta uruar në ditën e parë të shkollës.

S’keni pse ta mbyllni në një ‘burg’ prej metali e të rrini në trafik. Imagjinoni sikur për 170 mijë nxënës që ka Tirana, të dalin të gjithë me 170 mijë makina, ne do shkojmë në një kolaps total. Sikur në vend që të dalim me 170 mijë makina, të dalim me 170 mijë përqafime të prindërve e fëmijëve, ky do ishte vërtet një kontribut për qytetin”, nënvizoi Veliaj.

Ai theksoi faktin se ndihet i lumtur që prindërit i kanë regjistruar fëmijët e tyre në shkollat pranë banesës së tyre, pasi kanë kuptuar se të gjitha shkollat e qytetit janë me kushte moderne dhe cilësi mësimore të njëjtë, si në qendër, ashtu edhe në periferi.

Por, pavarësisht kësaj, Veliaj kërkoi nga prindërit që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre për në shkollë në këmbë dhe jo me makinë, kërkesë kjo që nuk dihet sesi do të pritet nga prindërit.

 

Etiketa: Erion VeliajNxenesitPrinderit

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Ndezën zjarre në lagjet e Elbasanit, procedohen dy të mitur

Ndezën zjarre në lagjet e Elbasanit, procedohen dy të mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com