GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj ankohet në gjykatë për përgjimet, nuk tërhiqet nga sulmet ndaj drejtësisë

15:00 - 12/03/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj kallëzohet në SPAK për aferat në rikonstruksionin e godinave të konvikteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në seancën gjyqësore të kësaj të mërkure, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është ankuar për përgjimet e SPAK ndaj tij dhe familjarëve, që prokuroria i ka paraqitur si prova të reja në Apelin e GJKKO. Gjithashtu, ai ka konfirmuar se i qëndron deklaratave të tij publike, përmes së cilave ka sulmuar drejtësinë, kryesisht prokurorin e dosjes hetimore në ngarkim të tij, Ols Dado.

Seanca e sotme në Apel, ku Veliaj kërkon rrëzimin e masës së sigurisë arrest me burg, nisi me kundërshtimet e avokatëve të kryebashkiakut ndaj provave të reja të paraqitura nga SPAK, që nga ana e saj, kërkon mbajtjen në qeli të kryetarit të bashkisë.

Në deklaratën para gjyqtarëve dhe dy prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, sipas burimeve, Veliaj ka deklaruar se i qëndron çdo postimi që ka bërë në rrjetet sociale.

“Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë i votuar nga çerek milion njerëz, unë i qëndroj çdo postimi që kam bëre në rrejte sociale”, mësohet të ketë thënë Veliaj, i cili që pas arrestimit, ka zhvilluar një fushatë të ashpër sulmesh publike ndaj drejtësisë, kryesisht prokurorit të dosjes në ngarkim të Ols Dado dhe gjyqtarit të posaçëm që pranoi kërkesën e SPAK duke miratuar masën e arrestit me burg.

Në gjykatë, Veliaj ka kundërshtuar SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen.

Erion Veliaj tha se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut, kanë të bëjnë me intervistat në media.

“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore“, mësohet se është shprehur Erion Veliaj.

Ai ka kërkuar seancë me dyer të hapura.

Lexo edhe:

Ankimi për masën e sigurisë/ Veliaj drejt një dështimi të ri në betejën me drejtësinë

Etiketa: Apeli i GJKKOErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Lotaria, Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Do skualifikoheni
Aktualitet

Rinis Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, ja kriteret që duhet të plotësohen

10:44 - 25/03/26
E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karcanaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karcanaj paraqitet në SPAK

10:15 - 25/03/26
Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse
Aktualitet

Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse

09:46 - 25/03/26
Para
Sekuestrohen 110 mijë Euro në Durrës, në pranga shoferi i furgonit ku u gjetën paratë – Video

Sekuestrohen 110 mijë Euro në Durrës, në pranga shoferi i furgonit ku u gjetën paratë - Video

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lotaria, Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Do skualifikoheni
Aktualitet

Rinis Lotaria Amerikane! Nga pagesa tek identifikimi, ja kriteret që duhet të plotësohen

10:44 - 25/03/26

Pas një viti pezullim, qytetarët shqiptarë pritet të kenë sërish mundësi të aplikojnë për programin e lotarisë amerikane, i njohur...

Lexo më shumë
E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karcanaj paraqitet në SPAK

E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karcanaj paraqitet në SPAK

10:15 - 25/03/26
Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse

Erion Braçe paraqitet në GJKKO, gazetarët e ngacmojnë se ku do shkojë: Për në SPAK nuk ka shanse

09:46 - 25/03/26
‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

‘PGE Narodowy’ do marrë nuanca kuqezi, shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë mbi sfidën me Poloninë

09:33 - 25/03/26
Abuzonin prej muajsh seksualisht me një 16-vjeçare, prangosen dy persona në Maliq

Qarkullonte me automatik në makinë! Arrestohet 30-vjeçari, armë zjarri iu gjet edhe në banesë

09:23 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com