GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj bën çarçafë 56 mln lekë/ Si çdo tender tjetër, ja fal projektin pa garë oligarkut Gentian Sadiku

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj bën çarçafë 56 mln lekë/ Si çdo tender tjetër, ja fal projektin pa garë oligarkut Gentian Sadiku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas disa ditëve “pushim” Veliaj rikthehet me vrull për të zhvilluar një sërë tenderësh pa garë. Ditën e sotme është publikuar tenderi i fundit i zhvilluar në shkelje të ligjit nga Bashkia Tiranë. Tenderi me numër reference REF-28033-05-09-2022 dhe objekt “Blerje materiale të imta” është dhënë pa garë nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tiranë. Konkretisht, bëhet fjalë për blerje çarçafësh dhe këllëfë jastëkësh, për të cilat Veliaj ka firmosur fondin 56 milionë lekë. Është lëvizje e mirë që Bashkia mendon të blejë produktet e nevojshme për ambientet ku fëmijët kalojnë një pjesë të mirë të kohës, por të dhënat tregojnë që qëllimi kryesor i bashkisë nuk ka qenë ky. Përkundrazi, ky tender është hapur vetëm për të vjedhur disa para dhe për të mos lënë pas dore fituesin Gentian Sadiku, që ka përpirë shumë tendera të tjerë nga disa institucione.

 

Në dokumentet e tenderit evidentohet se vetëm personi fizik Gentian Sadiku ka paraqitur ofertë. Veliaj nuk e ka pezulluar garën sikur e kërkon ligji, por ka shpallur fitues Sadikun pa garë.  Pikë tjetër e ligjit e shkelur në këtë tender është tejkalimi i fondit limit, pasi nuk është zbatuar ligji për këtë marrë në konsideratë ofertë të ulët. Gentian Sadiku ka paraqitur ofertën 5. 636 500,00 pra 98% e fondit limit dhe bashkia nuk e ka marrë në konsideratë këtë kriter që është shkelur por brenda pak ditësh ka mbyllur tenderin dhe ka njoftuar fituesin. Kështu me shkelje flagrante të ligjin fluturuan 56 milionë lekë nga duart e taksapaguesve në xhepat e Gentian Sadikut dhe Erion Veliaj.

 

Gentian Sadiku, çdo tender pa garë

 

Gentain Sadiku merr pjesë në gara si person fizike dhe nga të dhënat e publikuara nga “Open Data” rezulton se pjesën më të madhe të tenderëve e ka marrë pa garë. Tenderi më i fundit pa garë i është dhënë në muajin prill nga Bashkia Elbasan, 10 milionë lekë për veshje pune të punonjësve në ujësjellës. Edhe në këtë rast ka paraqitur ofertë vetëm Sadiku dhe asnjë kompani tjetër. Serish me vlerë të njëjtë me fondin limit ai i shpall fitues dhe gllabëroi nga Bashkia Elbasan. Ndërkaq, edhe nga Bashkia Tiranë ka marrë shumë herë tender pa garë dhe ajo që bie në sy është se Veliaj i jep kontrata me vlerë të lartë. Vetëm disa javë më parë Gentian Sadiku ka përfituar në shkelje të ligjit tenderin 55 milionë lekë për veshje speciale për Drejtorinë e Ndriçimit Tiranë.

 

 

 

Ndërkohë po nga Veliaj, në mars të 2020 Gentian Sadiku ka marrë 2 tendera me vlerë 9 milionë lekë, me argumentin “në kuadër të fatkeqësive natyrore”, ku në fakt nuk kishin asnjë lidhje me rindërtimin dhe as me vlerësimin e dëmeve të tërmetit të datës 26 nëntor. Kërkesa e bashkisë së Tiranës ka qenë për blerje të uniformave të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Kompania e parë fituese “Blerina Sadiku”, përmes negocimit dhe jo tenderit të hapur, ka fituar të drejtën për një shumë prej 3.6 milionë lekësh.Marrëveshja e dytë është firmosur më shoqërinë “Gentian Sadiku”, vlera në total e ofertës shkon në 5.4  milionë lekë. Ajo çfarë të bën përshtypje është se ende nuk ka të dhëna se sa uniforma do të blejë bashkia e Tiranës dhe cilat janë negociatat e zhvilluara. Sadiku duket sikur e ka trend që çdo tender e fiton pa garë dhe është më i privilegjuar në Bashkinë Tiranë/E.H/ Gijotina.com

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimafere korruptivecarcafeErion VeliajGentian Sadikukryesore2tender

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Zyrtare: Tirana “blindon” edhe një kampion, firmos edhe Tosevksi

Zyrtare: Tirana “blindon” edhe një kampion, firmos edhe Tosevksi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com