GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Veliaj bën propagandë me UKT/ Banorët e Tiranës pa ujë në pikun e vapës

19:56 - 23/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Private: Veliaj mbyll muajin me dhurata për dy oligarkët e qeverisë, jep tenderin 261 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë Tiranë duke premtuar se do të sjellë ujë të pijshëm 24 orë në lagje të kryeqytetit. Por, pas kaq vitesh përveç se uji që sjellë UKT në shtëpitë e kryeqytetasve nuk është i pijshëm, ai vjen me orare të reduktuar. Ankesat dhe denoncimet janë të shpeshta, por Veliaj nuk bën gjë tjetër vec se vazhdon të shesë propagandën e tij dhe t’i lëvrojë UKT-së miliona lekë tenderë që nuk dihet se ku hidhen, pasi ujësjellësit vazhdojnë të jenë skandal në shërbim.

Paaftësia e UKT dhe gënjeshtrat e Veliajt dali në pah më tepër gjatë verës kur nevoja për ujë rritet edhe më shumë.  Banorët e disa zonave të Tiranës kanë probleme me furnizimin me ujë ndërkohë që temperaturat po i afrohen 40 gradëve. Në njësinë 8, qytetarët thonë se po detyrohen ta sigurojnë ujin në mënyra alternative. Ata paralajmërojnë protesta nëse bashkia dhe UKT nuk ndërhyn për tu garantuar furnizimin.

Mjafton një vazhdim i thjeshtë në disa zona për të konstatuar mos furnizimin me ujë. Njësia numër 8 është më problematikja. Në rrugën Ibrahim Buzhiqi banorëve u duhet të mbushin bidonë për të siguruar sado pak rezervë, pasi rubinetet nuk kanë asnjë pikë ujë. “U bë gati një muaj që ujë nuk vjen fare, vjen çerek ore e ik. Në mëngjes nuk vjen fare. Në darkë kur e kapim që vjen, pak vjen. Është me vdes. Po nuk pate ujë nuk ka jetë.”

Sipas banorëve problem është bërë ndërhyrja në linjën kryesore për të furnizuar banesat në pallatet e reja të ndërhyra aty pranë, por me sa duhet UKT nuk e ka parashikuar se dhjetëra familje një rrugë më tutje do të kenë këto probleme. “Njësoj e kemi problemin të gjithë. Kemi vetëm gjysmë ore jë në ditë. Kemi një që punon këtu tek ujësjellës ai thotë se unë jam vetëm për sahatin. Që në qershor është ndjerë mungesa e ujit.”

“Por përveç problemit të ujit, këto familje vuajnë edhe një problem tjetër, mbetjet që pas shpinës time kanë shkaktuar pothuajse një ndotje masive.”

Fajin për këtë Bashkia e Tiranës ia faturon banorëve duke i kërcënuar edhe me gjobë.

“Na kanë thirr në bashki dhe deshën me na gjobit neve si familjarë. Thonë se është e juaja dhe do e ruani ju. Na kanë kërcënuar me gjobë nëse si heqim plehrat.”

“Plehrat u bën gati tre vjet që rrinë kështu .”

Rreziku i infeksioneve sipas banorëve është shumë i lartë. Sërish në njësinë 8 në zonën e njohur si tregu i biçikletave një tjetër bllok pallatesh ka problem me furnizimin me ujë. Kjo është e gjithë sasia që mund të dalë nga rubineti kur hap çezmën. Në rrugën “Riza Cerova”, banorët bëjnë me dije se 3 ditë nuk kanë mundur të mbushin asnjë gotë ujë. Edhe pse përgjegjës të UKT e mohojnë këtë problem faktet në terren flasin ndryshe. Banorët paralajmërojnë protesta nëse nuk u sigurohet furnizimi me ujë.

 

Etiketa: abuzimankesaBanorëtErion VeliajgenjshtraKryesore1mungese ujipergjegjesiujeUKT

Lajme të lidhura

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja
Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë
Aktualitet

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26
Para
Vapa nuk ju lë të filni? 10 këshilla për një gjumë të qetë në këtë nxehtë përvëlues

Vapa nuk ju lë të filni? 10 këshilla për një gjumë të qetë në këtë nxehtë përvëlues

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com