GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Veliaj, besniku i oligarkëve dhe armiku i qytetarëve

19:00 - 01/09/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj, besniku i oligarkëve dhe armiku i qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prishja e mijëra banesave pa asnjë kompensim, hedhja e bombave të gazit lotsjellës në dhomat e gjumit të fëmijëve, shpronësimi për lulishte dhe më pas dhënia për ndërtim e pronave private, dhënia e lejes së ndërtimit për një sipërfaqe prej 5 milion m2, dhjetëfishim i kostos së punëve publike, rritja e shumëfishtë e taksave, vendosja e të ashtuquajturave taksa të përkohshme, ndërtimi i një shkolle me 3-fishin e kostos së projekteve të BE-së, puna e të miturve në kompanitë publike shoqëruar me viktima dhe fshehje të krimit. Çfarë ju kujtojnë këto? Le ta bëjmë më të thjeshtë pyetjen:

Astiri, Shkoza, Bregu i Lumit, 5 Maji, Ardit Gjoklaj, prishja e Teatrit Kombëtar, Ndragheta, taksa e përkohshme e arsimit, shkolla Sami Frashëri, kullat në qendër, 40 milion për 2 kilometër rrugë, ju kujtojnë gjë? Emëruesi i përbashkët i këtyre dy formave të rrëfimit është Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj. Të gjitha këto vendime dhe ngjarje, skema mafioze dhe korrupsioni janë realizuar me gjakftohtësi dhe me insistim nga drejtuesit e Bashkisë Tiranë që nga viti 2015. Duke shfrytëzuar dhe përdorur në mënyrë agresive metaforën e Lulit që flinte në zyrë, Erion Veliaj, Arbian Mazniku dhe i gjithë ekipi i tyre mjaftist në krye të bashkisë, kanë krijuar hapësirën më të madhe jodemokratike në vend.

Duke mos dhënë asnjë llogari, duke injoruar e madje atakuar pa mëshirë të gjithë kritikët, ata nuk kanë dëshmuar vetëm mungesë të kulturës demokratike. Shumë më keq se kaq, ata kanë provuar se nuk e durojnë demokracinë, llogaridhënien dhe vlerësimin e qytetarëve mbi bazën e rezultateve. Përmbytja e Tiranës sa herë që bie shi, madje në mes të verës, siç ndodhi këto ditë, mbytja e kryeqytetit europian të rinisë me plehra, ndërsa Bashkia paguan dhjetëra miliona euro për pastrimin çdo vit, mungesa totale e aksesit të qytetarëve tek lejet e ndërtimit etj, janë vetëm disa nga pasojat e kësaj fryme anti-demokratike.

Po përse Erion Veliaj dhe ekipi i tij në krye të Bashkisë Tiranë as nuk duan t’ia dinë për qytetarët e Tiranës? Përse ata nuk bëjnë asgjë që u nevojitet qytetarëve dhe e kanë vënë bashkinë në shërbim të plotë të oligarkëve 24 orë në 7 ditë të javës? Sepse ata kanë ardhur aty përmes financimit, promovimit dhe në sajë të marrëveshjes me krimin e organizuar dhe oligarkinë. Instrumenti i legjitimimit të pastrimit të parave dhe pasurimit galopant të oligarkëve është pikërisht leja e ndërtimit. Bashkia e Tiranës është ajo që ka nën administrim zonën më të lakmueshme për ndërtim sot për sot në Shqipëri. Oligarkia nuk mund të lejojë që në krye të Bashkisë Tiranë të vijë dikush që mendon për qytetin dhe qytetarët dhe që punon eksluzivisht për ta.

Duke u shërbyer plotësisht atyre, Erion Veliaj është në gjendje të luftojë ankthin e rizgjedhjes, pasi të kesh në krah oligarkët do të thotë të kesh një avantazh të pakonkurrueshëm në zgjedhje. Mediat, paratë dhe njerëzit që ata kanë nën kontroll do të vihen në dispozicion të plotë të të zgjedhurit të oligarkisë. Kritikat dhe kritikët e tij do të censurohen, përqeshen dhe detyrohen të heshtin.

Kur themi oligarkia, këtu nuk bëjmë ndonjë dallim ndërmjet atyre që njihen si njerëzit më të pasur të vendit dhe mafias. Në Shqipëri oligarkët dhe kapobandat luftojnë me njëri-tjetrin me të njëjtat forma. Pra, ata nuk konkurrojnë për të njëjtat gjëra, por edhe me të njëjtat mënyra. Dallimi mes mafias dhe oligarkisë është thjesht leksikor. Në Shqipëri, mafia është oligarki dhe oligarkia është mafie. Janë e njëjta gjë – siç thotë kënga “Krejt Njëjtë” e grupit Minatori.

Nëse Shqipëria është e gjitha një zonë e lirë ekonomike për oligarkinë, Tirana është kryezona. Aty ndërtimet kanë më shumë vlerë. Në këtë qytet jetojnë gjysma e shqiptarëve që akoma janë në Shqipëri. Në Tiranë vijnë më shumë të huaj për biznes dhe punë. Pra, kryebashkiaku i saj është shefi operacional i kryezonës së lirë ekonomike. I tillë është Erion Veliaj: një agjent besnik i oligarkisë dhe një armik ballor i demokracisë dhe qytetarisë.

Etiketa: armikubesnikuEditorialErion Veliajkryesore2oligarketqytetaret

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Protesta në Dibër, Prençi: Hidrocentrali i Skavicës do përmbysë 35 fshatra

Protesta në Dibër, Prençi: Hidrocentrali i Skavicës do përmbysë 35 fshatra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com