GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj blen 420 milionë lekë bitum para zgjedhjeve, kontrata e asfaltit i jepet nën dorë Klodjan Sulës

13:54 - 02/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj blen 420 milionë lekë bitum para zgjedhjeve, kontrata e asfaltit i jepet nën dorë Klodjan Sulës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse disa drejtorë të kryebashkiakut Erion Veliaj ndodhen në burg, këta të tjerët vazhdojnë pa frikë të bëjnë namin me tenderët. Herion Rrapaj është një nga ata që Veliaj e lëviz sa në një drejtori në tjetrën, sepse ky firmos pa problem çdo tender.

Rrapaj këtë herë do të blejë asfaltin e zgjedhjeve dhe për këtë do të shpenzojë 350 milionë lekë nga taksat që paguajnë qytetarët e Tiranës. Nëse llogarisim edhe TVSH, vlera e pritshme e kontratës është afërsisht 420 milionë lekë.

Dhe pas kësaj do të shfaqet Lali Eri që do të shkelë në rrugicat e asfaltuara si gjithmonë, para zgjedhjeve.  Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-16981-08-26-2024, objekt ‘Blerje Bitumi”, gara për të cilin është hapur më datë  26 gusht 2024.

Dhe, pa zgjatur vetëm një ditë, më 27 gusht 2024 është mbyllur afati për dorëzimin e ofertave dhe është mbajtur tenderi. Më pas më 28 gusht është bërë publik edhe emri i fituesit.

E qartë që në këtë tender çdo gjë ka qenë e përcaktuar më herët dhe gara është hapur fiktivisht, sa për të mbuluar abuzimin që bëhet. E thënë shkurt, tenderi i ishte premtuar firmës “TRIOS” sh.a, pasi fillimisht përballë saj ka qenë firma  “RESULI-ER” sh.a. Dhe siç shihet edhe në dokumente kemi të bëjmë me një procedurë me negocim.

 

Ne shpesh herë kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar që do të merren masa ndëshkuese ndaj atyre që zhvillojnë tenderë me negocim, teksa i bënte thirrje AP të mos kalonte ne sistem kontrata të tilla. Por me sa duket kjo nuk vlen për drejtorët e Lali Erit.

Rrapaj e ka zhvilluar këtë procedurë me negocim.

Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq” për shkeljen e ligjit mbi prokurimet, Kjo është shenja e riskut të korrupsionit. Ndërsa Agjencia e Prokurimeve Publike e ka regjistruar kontratën në sistem, pa marrë asnjë masë si institucion përgjegjës. Aq formale është puna e agjencisë, sa që publikon fituesin e tenderit më 28 gusht dhe në faqen zyrtare rezulton sikur ka ndodhur më 28 shtator 2024.

Ne po e denoncojmë këtë tender si media, ndërsa duhet theksuar se është edhe më  shqetësues fakti që vetë institucionet shkelin fjalën e thënë nga shefi i tyre dhe ligjin e shkruar.

Firma fituese “TRIOS” sh.a, ka një marrëdhënie yë fortë me vetë shefin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ka dhënë aprovimin e tij për këtë tender.

Dhe kjo nuk është hera e parë që kompania ka përfituar tenderë abuzivë nga favorizimet që i bëjnë zyrtarët e Bashkisë Tiranë.

Sipas të dhënave të evidentuara në portalin Spendig Data rezulton se vetëm në katër vitet e fundit  “TRIOS” sh.a, me pronar Klodjan Sulën, ka përfituar 3.2 milionë euro nga Thesari i Shtetit. Të gjithë tenderët i janë dhënë nga Bashkia Tiranë, kryesisht për blerje bitumi.

Se ku e çon Lali Eri gjithë këtë bitum ne nuk e dimë. Shpresojmë të mbushë ndonjë gropë nëpër rrugë para zgjedhjeve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimbitumblerjeErion VeliajHerion Rrapajprocedure me negocimtender pa gare

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Bardhi: Aksioni ynë parlamentar do të jetë për zgjedhje të lira e të ndershme

Bardhi: Aksioni ynë parlamentar do të jetë për zgjedhje të lira e të ndershme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com