GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj, çdo ditë nga një “dhuratë” Kastratit/ I jep tenderin 66 mln lekë në shkelje të ligjit

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Kastrati “lundron” në para, Veliaj “i fal” tenderin 411 mln lekë për gazoil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga denoncimi që Gijotina.com ka bërë për një tender me vlerë 411 milionë lekë që Veliaj i dha Kastratit pa zhvilluar një garë, pra ja fali këto para. Por, kryebashkiaku nuk ka pritur shumë dhe ka shpikur një tjetër tender, që paratë të shkojnë sërish në xhepat e Kastratit. Këtë herë bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Blerje benzine” dhe vlera e këtij projekti është  6 .617. 560,00 lekë të reja, ose  66 milionë lekë të vjetra. Erion Veliaj vazhdon avazin që ta pasurojë me tendera dhuratë kompaninë  e Shefqet Kastratit.

Ky tender është klasifikuar nga Openprocurement si tender me “Red Flag” pasi për të nuk është zhvilluar në garë e mirëfilltë dhe krijon hapësira për praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.  Në dokumente evidentohet se për këtë tender ka paraqitur ofertë edhe një tjetër kompani, por Bashkia Tiranë e ka skualifikuar pa dhënë një arsye konkrete.

Skualifikimi i kësaj kompania nuk është tashmë një çudi, pasi në çdo tender që merr pjesë Kastrati, pjesëmarrësit e tjerë skualifikohen menjëherë dhe në asnjë rast nuk zhvillohet një garë sipas ligjit. Pra, për të disatën herë Veliaj ka shkelur rregullin bazë të prokurimeve dhe institucionet përkatëse nuk kanë reaguar në asnjë moment.

Kastrati fiton çdo tender për karburantet

Sikur e përmendëm më lartë në çdo tender të qeverisë për karburantet merr pjesë kompania Kastrati dhe është gjithmonë fituese.  Para dy tenderave të lartë përmendura, Veliaj i ka falur edhe një tjetër tender Kastratit me vlerë  65 milionë lekë, me objekt “blerje karburanti për Urgjencën Kombëtare”.

Por, jo vetëm kaq. Kastrati e ka të siguruara fitoren në çdo tender, të çdo bashkie dhe institucioni.  Edhe tenderin që u hap për “blerjen e naftës për rimbursimin e fermerëve” e fitoi sërish Kastrati. Fitorja në këtë raste iu dha nga  Ministria e Bujqësisë dhe bëhej fjalë për projekt me vlerë  6.5 milionë euro.

Kujtojmë se edhe ky tender u denoncua në KPP për faktin që kontrata u nënshkrua në shkelje të ligjit .

Ndërkohë një muaj më parë ai ka marrë tenderin 131 milionë lekë për të furnizuar Veliajn me gaz. Në muajin që lamë pas, Bashkia Durrës i ka dhënë një tender 162 milionë lekë pa garë Kastratit për blerje naftë dhe fill pas saj i fali një tender Bashkia Shijak. E pra duket qartë që çdo tender për karburantet, pavarësisht pjesëmarrësve fituesi shpallet Kastrati./ E.H/ Gijotina.com/

 

 

 

 

 

Etiketa: benzineblwerje nafteErion VeliajgareKastratikryesore2Shefqet Kastratitender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Profecitë e Baba Vangas për vitin 2022, ja fatkeqësitë që na presin

Profecitë e Baba Vangas për vitin 2022, ja fatkeqësitë që na presin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit
Breaking Views

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

 Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka reaguar lidhur me situatën në Shqipëri dhe protestat kundër çështjeve mjedisore,...

Lexo më shumë
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com