GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protesta për dorëheqjen e Veliajt, tensione mes protestuesve e policisë dhe molotov drejt bashkisë

12:20 - 26/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta për dorëheqjen e Veliajt, tensione mes protestuesve e policisë dhe molotov drejt bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensione edhe gjatë protestës së katërt para bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e Erion Veliajt. Me pankarta, thirrje dhe fjalime nga mikrofoni i protestës, protestuesit u grumbulluan para bashkisë dhe kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut dhe arrestimin e tij.

Adriana Kalaja nga PD bëri me dije se kjo e sotmja pritej të jetë një protestë maratonë. Duke folur për gazetarët, ajo tha se në policinë e Tiranës është marrë leje për të protestuar deri në 8 të darkës, ndërsa shtoi se protesta mund të zgjasë edhe më shumë. Megjithatë, protesta zgjati rreth 2 orë.

Edhe këtë të premte, protestuesit kanë hedhur molotov pranë derës kryesore të fortifikuar të Bashkisë së Tiranës. Nga pamjet shihen efektivët e policisë që pas hedhjes së molotovit ndërhyjnë me mjete zjarrfikëse për të shuar flakët. Gjatë fjalimeve të mbajtur nga mikrofoni i protestës, është dënuar dhe reagimi i ambasadave “kundër dhunës” në tubimin e një jave më parë.

Nuk munguan as goditjet me mollë, vezë e portokalle drejt fasadës së bashkisë.

Momenti tensioni ka pasur mes këshilltarëve të opozitës në bashki dhe protestuesve nga njëra anë me efektivët e policisë në anën tjetër, teksa policia ndaloi përpjekjen e të parëve për tu futur brenda ambienteve të bashkisë.

Protestat te bashkia nisën pas arrestimeve të drejtorëve të Veliajt lidhur me aferën “5D”. Gjatë fjalimeve nga mikrofoni i protestave, qytetarë dhe anëtarë të opozitës e kanë cilësuar Veliajn “kokën e bandës së drejtorëve hajdutë” dhe “pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës”.

Vetë kryebashkiaku i ka mohuar këto akuza duke pretenduar se nuk ka pasur dijeni për aferat.

Prokuroria e Posaçme, deri më tani, nuk ka ngritur akuzë penale ndaj Veliajt as për rastin “5D” ashtu dhe procedimin për inceneratorin e Tiranës.

Opozita dhe mediat ndërkohë, vijon të publikojnë denoncime dhe të dhëna për të tjera afera në bashkinë më të madhe të vendit.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Gazetarja bën akuzën e fortë: Meta ka paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin

Gazetarja bën akuzën e fortë: Meta ka paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com