GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj firmos 4.8 miliardë lekë për ndërtimin “TEDA”, shton edhe thelën 34 milionë lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj firmos 4.8 miliardë lekë për ndërtimin “TEDA”, shton edhe thelën 34 milionë lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi mbushi qendrën e Tiranës me kulla, kryebashkiaku Erion Veliaj ka filluar aksionin e ndërtimit në zonat periferike. Në maj të vitit muaji është miratuar edhe vendimi përkatës që i jep të drejtën Bashkisë së Tiranës për të vijuar me projektin “Zonë Teknologjike dhe e Zhvillimit Ekonomik (TEDA)”, që do të zhvillohet në Kashar. Ky projekt parashikohet të ketë një vlerë totale investimi prej 102.6 milionë eurosh.

Për shkak të pandemisë ky projekt që kërkon kaq shumë shpenzime u la pezull, ndërsa më datë 17 maj 2023 Këshilli i Ministrave miratoi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik “TEDA Tiranë”.

Kështu Bashkia ka filluar nga  punë, por paratë e planifikuara po hidhen në shkelje të ligjit dhe tregojnë që kemi të bëjmë me aferën e radhës të Veliajt.

 

Tenderi

Më 16 qershor 2023, Bashkia Tiranë mbylli tenderin me objekt  Loti IV: “Mbikëqyrja e punimeve për objektin: “Ndërtimi i infrastrukturës publike brenda zonës TEDA, Tiranë”. Për këtë tender do të shpenzohen 34 milionë lekë, ndërsa theksojmë se këto para do të ikin vetëm për ata që mbikëqyrin punimet.

Por, edhe kjo thërrime e këtij projekti gjigandë është vjedhur dhe është firmosur në kundërshtim me ligjin. Kështu janë dorëzuar pranë komisionit të vlerësimit 12 oferta dhe Veliaj ka favorizuar vetëm njërën prej tyre.

Konkretisht, sipas Open Data, shohim se të gjitha ofertat e tjera janë refuzuara dhe mbeti në garë vetëm oferta nga firmat “Fta Studio” shpk & “ZENIT&CO” shpk. Pas konkurrencë fare ato kanë firmosur kontratën me Bashkinë dhe kanë futur në xhep milionat.  ZENIT&CO” shpk është në pronësi të Luiza Tarba dhe “Fta Studio” në pronësi të Fejzulla Tarba, sikur duket ka konkurruar e gjithë familja për këtë tender.

Ndërkohë vlen të përmendim se ZENIT&CO është degëzim i kompanisë koncesionare “Z.M.A” që përfiton nga projekti “Përmirësimi i infrastrukturës Arsimore në Bashkinë Tiranë, ne zonën Tirana 1”.

Në kohën kur vendi po luftonte me Covid-19,   kjo kompani ka gjeneruar 402.4 milionë lekë. Ndërkohë fitimi bruto llogaritet prej 4.1 milionë lekë dhe marzhi i fitimit kundrejt të ardhurave është 1%. Dhe tashmë i është premtuar ndërtimi në Kashar.

Hapet tenderi për ndërtim pa u bërë shpronësimet

Ndërkohë shohim se tenderin për “Ndërtimi i Infrastrukturës Publike brenda zonës “TEDA” është hapur në mars të këtij viti, pra dy muaj para se të fillojnë shpronësimet. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 4 miliardë lekë.

Deri më tani shpronësimet nuk janë mbyllur ende, prandaj sikur duket edhe për ndërtim nuk është shpallur fituesi. Ndërsa Veliaj ka kaluar menjëherë në fazën e tretë ka shpallur fituesin e mbikëqyrjes së punimeve. Të cilët paratë do t’i marrin, por nuk pritet të kryejnë punë në të ardhmen e parashikueshme. / Gijotina.com/

Etiketa: Erion VeliajKashartedatender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Eva Kaili padit Parlamentin Europian për shkelje të imunitetit

Eva Kaili padit Parlamentin Europian për shkelje të imunitetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Uncategorized

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

08:52 - 19/10/26

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar një shpërblim prej 2500 eurosh efektivëve të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në...

Lexo më shumë
Rama vijon me sulmet ndaj protestuesve: Qënie të verbra, njerëz pa shkollë që nuk dinë as nga vijnë dhe nga shkojnë

Rama vijon me sulmet ndaj protestuesve: Qënie të verbra, njerëz pa shkollë që nuk dinë as nga vijnë dhe nga shkojnë

08:28 - 19/10/26
Eurodeputeti-Ramës: Në Bruksel flet për BE-në, në Shqipëri përdor dhunën ndaj të rinjve

Eurodeputeti-Ramës: Në Bruksel flet për BE-në, në Shqipëri përdor dhunën ndaj të rinjve

08:03 - 19/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!…

07:55 - 19/10/26
Regjizori Mevlan Shanaj i shkruan Edi Ramës: Përse na zhgënjeve ne që të besuam!

Shpërthen regjisori i njohur/ Shanaj thirrje Ramës: Pse u katandise në këtë derexhe vetëm për një m*t karrigeje pushteti?

07:36 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com